Autori i masakrës së Orlandos ishte “gay”, në klub shkonte rregullisht

Publikuar tek: bota, më 16:52 14-06-2016 Autori i masakrës së Orlandos ishte “gay”, në klub shkonte rregullisht

Omar Mateen, autori i masakrës në Florida kishte prirje homoseksuale dhe ishte klient i rregullt në klubin “Pulse” ku shkonin pjesëtarë të komunitetit LGBT.

Sipas Byrosë Federale të Investigimit, ai përdorte në telefonin e tij aplikacione për të njohur dhe takuar homoseksualë të tjerë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ish-bashkëshortja e tij e cila deklaroi se Mateen, me origjinë nga Afganistani, kishte prirje homoseksuale.

Një prej punonjësve të “Pulse” tregon se shpesh herë Omar Mateen shkonte në klub, ulej i vetëm në një tavolinë dhe konsumonte alkool derisa dehej. “Disa herë pas dehjes bënte veprime të pakontrolluara dhe bërtiste”, tregon ai.

Dyshimet e autoriteteve fillimisht ishin se Mateen e kreu masakrën për shkak të radikalizimit islam, një pistë që ka mbështetjen në prova si frekuentimi i një xhamie në Florida, imami i së cilës është akuzaur për nxitje të urrejtjes ndaj homoseksualëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02249002456665
array(1) { ["section"]=> string(73) "autori-i-masakres-se-orlandos-ishte-gay-ne-klub-shkonte-rregullisht-43483" }