Autori i ri publikon romanin e realizmit magjik, për prindërit dhe fëmijët...

Publikuar tek: kulture-art, më 12:11 14-11-2017 Autori i ri publikon romanin e realizmit magjik, për prindërit dhe fëmijët...

"Në vitin 1851 Berati ndjeu lëkundje të forta. Tërmeti, që mbushi kronikat e kohës e u rrëfye për një kohë të gjatë si përrallë e moçme, nuk kurseu as edhe një pullaz. Pati një të tillë forcë, sa vështirë se e përjeton hiri i cigares, pema e ullirit apo qilimat e amvisave kur shkunden."

Këto janë fjalët e para të romanit "Qyteti plak", nga autori i ri Saimir Muzhaka.

Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në qytetin e Beratit, aty ku është davaritur një frikë e madhe, që i ka bërë qytetarët t'i mbajnë sytë nga qielli, duke pyetur: "çfarë po ndodh"? Tre vdekje të mistershme marrin vëmendjen e të gjithëve, ndaj ngrihet një grup hetimor për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie. I sapodiplomuar në kryeqytet, Geraldi kthehet në qytetin e lindjes për pak ditë. Aty ai gjen bashkëmoshatarë që i tremben një tërmeti, që sipas parashikimeve, do t’i shpjerë shtëpitë e vjetra drejt e në lumë. Por ndërsa pritet tërmeti, në qytet vazhdon jeta, ka të rinj që dashurohen apo pleq që vdesin me kokë mënjanë...

Nën frymën e realizmit magjik, "Qyteti plak" sjell një histori që flet për prindërit dhe fëmijët...

Libri, një ndër fituesit e projektit "Fondi në mbështetje të Krijimtarisë Letrare", që u organizua nga Ministria e Kulturës këtë vit e që mbështeti autorët deri në 35 vjeç, botohet për herë të parë nën logon e Onufrit dhe do të jetë nga nesër në Panairin e Librit.

autp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.018311977386475
array(1) { ["section"]=> string(79) "autori-i-ri-publikon-romanin-e-realizmit-magjik-per-prinderit-dhe-femijet-99519" }