Avancimi i Kombëtares në raundin tjetër. Sa janë shanset?

Publikuar tek: sport, më 15:47 17-06-2016 Avancimi i Kombëtares në raundin tjetër. Sa janë shanset?

Pavarësisht përpjekjeve të forta kundër Francës dhe Zvicrës, Shqipëria nuk mundi të fitojë apo të barazojë asnjërën prej ndeshjeve.

Megjithatë kombëtarja shqiptare ka ende shpresa për të kaluar në raundin tjetër.

Nëse Shqipëria humbet ose barazon me Rumaninë, përfundon e fundit në grup dhe si rrjedhojë largohet nga Kampionati Europian.

Nëse Shqipëria e mund Rumaninë, atëherë pavarësisht rezultatit të ndeshjes Francë - Zvicër, përfundon në vend të tretë të grupit A. Duke u bërë pjesë e shansit për të avancuar mes katër ekipet më të mira të vendeve të treta.

 

Tre pikë do jenë mjaftueshëm për të arritur këtë mundësi por gjithsesi Shqipëria nuk do jetë e vetmja që do ketë tre pikë, kështu që do t’i dhuhet të avancojë me anë të golavarazhit. Çka do të thotë se Shqipëria jo vetëm duhet të fitojë me Rumaninë, por duhet të fitojë me sa më shumë gola që të jetë e mundur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes Rumani-Shqipëri
Euro 2016, përfundon ndeshja Itali-Suedi, Eder kualifikon Italinë »
Article Logic
Execution time: 0.030365943908691
array(1) { ["section"]=> string(61) "avancimi-i-kombetares-ne-raundin-tjeter-sa-jane-shanset-43832" }