Avdijaj ka surprizuar Strum Graz me performancën e tij

Publikuar tek: sport, më 20:46 01-05-2015 Avdijaj ka surprizuar Strum Graz me performancën e tij

Donis Avdijaj është një talent i jashtëzakonshëm. 18-vjeçari që është në pronësi të Schalke-s ka kaluar në huazim te Sturm Graz. Ai kërkon të tregojë aftësitë  e tij edhe të dielën ndaj Rapid Viena shkruan gazeta austriake “Der Standard”. Avdijaj pritet të qendrojë deri në qershor të vitit të ardhshëm tek Sturm Graz, ndërsa me skuadrën gjermane të Schalke 04 është i lidhur me kontratë deri në vitin 2019.

Por drejtuesit e skuadrës austriake duke të kënaqur me performancën e Avdijaj, madje tranjeri Foda e shikon shqiptarin si lojtar kyç për skuadrën e tij. Avdijaj deri më tani ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 3 pasime duke ndihmuar edhe shokët të shënojnë.

Dionis Avdijaj ka lindur më 25 gusht 1996 Osnabruck nga prindër shqiptarë dhe është aktivizuar me U17 e Gjermanisë. Megjithatë ai është ende i pavendosur për cilën përfaqësuese do të luajë në të ardhmen, por nuk mund të përjashtohet që të veshë fanelën kuqezi. Shqipëria, Kosova dhe Gjermania janë shtetet e interesuara për ta pasur Avdijajn në skuadrën e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus dhe PSG bien dakort, 80 milionë euro për Paul Pogba
Mayweather “drejton” boksin botëror, mposht Pacquiao në “ndeshjen e shekullit” »
Article Logic
Execution time: 0.02543306350708
array(1) { ["section"]=> string(60) "avdijaj-ka-surprizuar-strum-graz-me-performancen-e-tij-10189" }