Avdijaj rrëfen takimin me De Biasin, konfirmon zgjedhjen e tij

Publikuar tek: sport, më 17:24 08-03-2015 Avdijaj rrëfen takimin me De Biasin, konfirmon zgjedhjen e tij Donis Avdijaj

Tranjeri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka udhëtuar drejt Austrisë për t’u takuar me lojtarin shqiptar, Donis Avdijaj.

Avdijaj është lojtar në pronësi të skuadrës gjermane Schalke 04, ndërsa është transferuar tek austriakët e Sturm Graz, dhe klauzola e tij prej 50 milionë eurosh është më e lartë se vlera e gjithë Kombëtares Shqiptare. 

Në një prononcim për Telegrafin, Avdijaj ka treguar bisedën me De Biasin dhe gjasat që ai ta veshë fanellën e Shqipërisë më 29 mars në takim me Armeninë.

“Mbrëmë pas lojës që zhvilluam kam pasur takim me trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi. Më ka ardhur shumë mirë që ka marrë rrugë deri në Austri për t’u takuar me mua”, tha fillimisht Avdijaj.

“Trajneri më ka treguar projektin e Shqipërisë dhe më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë biseda që pata me të. I kemi bërë pyetje të ndryshme njëri-tjetrit për të ardhmen dhe ta shikojmë se si do të rrjedhin gjërat”.

Ndërkohë që 18 vjeçari ka konfirmuar sërish dëshirën e tij për të veshur fanellën kuq e zi. “Unë jam shqiptar dhe po më dëgjon që flas rrjedhshëm gjuhen amtare. Dëshira ime është që të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë por jo gjithçka varet nga unë. Të shikojmë se çfarë do të ndodh”, ka thënë Avdijaj, i cili ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë U21 për dy ndeshjet e radhës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cavani, jo më sulmues i PSG
Panik tek Zvicra, Shaqiri: Nëse FIFA njeh Kosovën, do largohem »
Article Logic
Execution time: 0.019315958023071
array(1) { ["section"]=> string(66) "avdijaj-rrefen-takimin-me-de-biasin-konfirmon-zgjedhjen-e-tij-5301" }