Avioni i drogës, Ristani: Autoritetet italiane zunë ngushtë autoritetet tona, “kumbarët” në polici

Publikuar tek: politike, më 11:47 01-09-2015 Avioni i drogës, Ristani: Autoritetet italiane zunë ngushtë autoritetet tona, “kumbarët” në polici Arben Ristani, sekretar i përgjithshëm i PD

Për PD-në, ndonëse u zbulua një avion me drogë ditë më parë, transporti i drogës vazhdon. PD, madje thotë se  i referohet “burimeve serioze të policisë dhe dëshmitarëve okularë” për këtë. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani pohoi për mediat se ishte pala italiane ajo që vuri në vështirësi autoritetet tona duke i detyruar të ndërhynin.

"Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal. Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri. Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës. Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin.

Mirëpo trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje”, tha Ristani ndërsa shtoi se “trafiku i drogës pritet të vazhdojë tani që zona e jugut i kaloi në administrim Koço Kokëdhimës”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama:Drejtësia kontrollohet nga një koorporatë fitimprurëse. Jep edhe rastin e kafenesë në ''Myslym Shyri'' dhe rastin e inspektorëve në ‘’Top Channel’’
PD në Asamblenë Politike të Partive Popullore, diskutohet antarësimi me të drejta të plota »
Article Logic
Execution time: 0.015076875686646
array(1) { ["section"]=> string(99) "avioni-i-droges-ristani-autoritetet-italiane-zune-ngushte-autoritetet-tona-kumbaret-ne-polici-19675" }