Avioni me emrin “Lasgush”, reagon vajza e poetit të madh

Publikuar tek: barometri, më 08:31 18-09-2018 Avioni me emrin “Lasgush”, reagon vajza e poetit të madh

Vajza e Lasgush Poradecit, Marie Gusho ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama që avionët e “Air Albania” të mbajnë emrat e poetëve shqiptarë, ndër ta edhe të babait të saj.

 

Ata që kanë kritikuar dhe që kanë bërë humor me këtë gjetje, vajza e Lasgush Poradecit i quan “ziliqarë”.

Reagimi i plotë:

“Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë.

I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi.

Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin.

Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot?

Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen.

Le të pëllcasin Zoti kryeministër”, shkruan ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052597999572754
array(1) { ["section"]=> string(60) "avioni-me-emrin-lasgush-reagon-vajza-e-poetit-te-madh-134716" }