Avioni merret peng nën kërcënimin e stilolapsit, ndërron destinacion

Publikuar tek: bota, më 00:00 16-04-2018 Avioni merret peng nën kërcënimin e stilolapsit, ndërron destinacion

Një avion i ”Air China” bëri ulje të detyruar ditën e sotme, pasi një pasagjer mori peng për një kohë të shkurtër një anëtar të ekuipazhit nën kërcënimin e një stilolapsi, njoftoi autoriteti kinez i aviacionit civil (CAAC).

Avioni me destinacion final Pekinin ishte ngritur në fluturim nga Changsha, kryeqendra e provincës qendrore të Hunanit.

Por ai është ulur përfundimisht një orë më pas në Zhengzhou, kryeqendra e provincës fqinje të Henanit.

”Incidenti u zgjidh më pas rreth orës 13:17, pasagjerët dhe ekuipazhi janë të gjithë shëndoshë e mirë”, bëhet e ditur në një deklaratë, duke specifikuar se pasagjeri kishte përdorur një stilolaps për të kërcënuar një anëtar të ekuipazhit, raporton Ata.

Një foto e transmetuar nga ”China News Service” tregon forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre në Aeroportin ndërkombëtar ”Xinzheng” të Zhengzhout, në provincën fqinje të Henanit.

”Air China” njoftoi se avioni bëri ulje të detyrueshme për shkaqe sigurie të publikut dhe se policia dhe autoritetet e aviacionit po menaxhojnë tashmë situatën.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan kërcënon Gulenin: Ti që ndodhesh në SHBA...
Përleshje mes kufirit të Afganistanit dhe Pakistanit, dhjetëra të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.02357006072998
array(1) { ["section"]=> string(74) "avioni-merret-peng-nen-kercenimin-e-stilolapsit-nderron-destinacion-117023" }