Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit i bën 3 pyetje që kërkojnë përgjigje kryeministrit Rama

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:09 24-08-2015 Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit i bën 3 pyetje që kërkojnë përgjigje kryeministrit Rama Avokat Dorian Matlija

Kryeministri Rama ka zhvilluar një “seancë” online pyetje-përgjigje me qytetarët. Ndër ata të cilët i kanë drejtuar pyetje kryeministrit është edhe Avokat Dorian Matlija lidhur me jen e Gërdecit, atë të 21 janarit dhe qiramarrësve të nxjerrë me forcë nga banesat e kthyera pronarëve. Pyetjet e avokatit janë bërë vetëm disa minuta më parë dhe ende nuk e kanë marrë përgjigje nga kryeministri.

“Av Dorian Matlija Përshendetje. Jam avokat, perfaqesues i familjeve te viktimave te Gerdecit, 21 janarit, si dhe qiramarresve te nxjerre me force nga banesat e kthyera pronareve. Kam tre pyetje ne lidhje me secilen nga keto ceshtje delikate.

Pyetje 1: Ne pergjigjen e derguar Gjykates se Strasburgut per ceshtjen qe kane hapur atje familjaret e viktimave te Gerdecit, qeveria ka mbajtur qendrimin se shteti nuk ka asnje pergjegjesi dhe se zyrtaret e Ministrise se Mbrojtjes, perfshire ketu edhe ministrin e asaj kohe, kane vepruar me perkushtim per te siguruar mbarevajtjen e procesit. A nuk duket se ky qendrim eshte diametralisht kunder qendrimit tuaj politik se Gerdeci ishte nje krim shteteror? Nuk i besoni me ketij versioni, apo keni ndryshuar qendrimin per arsye taktike qe familjaret e viktimave te mos perfitojne asnje demshperblim? Ju kujtoj ketu se kete qendrim Ministria e Mbrojtjes dhe ndermarrja MEICO po e mban edhe ne gjykatat shqiptare, megjithese gjykatat deri tani u kane dhene te drejte familjareve dhe jo juve.

Pyetje 2: Ne nje interviste televizive me gazetaren Rudina Xhunga, pas dates 21 janar 2015, jeni shprehur se nuk ka pasur asnje bisedim me familjaret e viktimave te 21 janarit dhe kryeministrise per te akorduar demshperblimet. Madje jeni shprehur se dhenia e demshperblimeve nga qeveria eshte idiotesi sepse ato i jep gjykata. Pavaresisht diskutimit a eshte idiotesi kjo gje apo jo dhe faktit qe keshtu vepron e gjithe bota, si dhe keshtu ka kerkuar edhe OKB me shkrese zyrtare, ajo qe merr rendesi ketu eshte fakti qe me 30.07.2014 keni nenshkruar nje urdher per te ngritur grupin e punes per te llogaritur demshperblimet per familjaret e viktimave te 21 janarit. Madje ne urdher thuhet se nga do merren fondet, si do behen llogaritjet, si do te perfshihet ne kete vendimmarrje mendimi i vete familjareve etj. Pse e mohuat me pas kete fakt? Pse e cilesuat idiotesi, kur e keni nenshkruar vete?

Pyetje 3: Ne opozite keni mbajtur qendrimin qe debimi i mijera familjeve qe jetonin ne shtepite e kthyera pronareve ishte i gabuar. Per korrektese qendrimi nuk konsistonte ne mosrespektimin e te drejtes se pronesise se ish pronareve, por ne mosrepektimin e te drejtes se strehimit te familjeve te debuara. Madje ne Kuvend dhe kudo tjeter, zyrtare te partise suaj mbajten qendrimin se akti normativ per debimin e qiramarresve ishte i gabuar dhe ne shkelje te te drejtave te njeriut. Ndersa sot, Gjykates se Strasburgut qeveria juaj i eshte pergjigjur se akti normativ eshte i drejte dhe se nuk ka asnje shkelje. Nuk besoni me te varianti qe keni mbrojtur ne opozite, aq sa u be edhe pjese e programit tuaj elektoral? A eshte ky nje reflektim ndaj nje qendrimi te meparshem te gabuar, apo behet per arsye taktike qe 3200 familje te mos perfitojne demshperblime dhe banesa, per te mos renduar buxhetin e shtetit?

Duket se per te gjitha sa me siper qendrimi juaj eshte transformuar teresisht ne drejtimin e kundert. Ose me sakte, ne nje drejtim te kundert me njeri-tjetrin qendrojne varianti qe beni publik ne media dhe varianti zyrtar qe u paraqisni gjykatave. A ka ndonje mundesi qe te dime perfundimisht se cili eshte varianti qe mbroni dhe te unifikohet qendrimi duke ja bere te qarte edhe familjeve te demtuara, edhe gjyqtareve? Faleminderit per mirekuptimin. #PyetKryeministrin”, pyet avokati kryeministrin Rama në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatjoni i Big Brother uron festën e "Baba Tomorrit", poston videon e kurbanit
Spartak Ngjela i zhgënjyer, përshëndet nga Pogradeci »
Article Logic
Execution time: 0.020773887634277
array(1) { ["section"]=> string(108) "avokati-i-familjareve-te-viktimave-te-gerdecit-i-ben-3-pyetje-qe-kerkojne-pergjigje-kryeministrit-rama-19043" }