Avokatja e njohur shoqe e Drejtësisë me Sokol Olldashin: Ndjej boshllëkun e hapit tënd, aromën e tymit të duhanit...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:20 20-11-2016 Avokatja e njohur shoqe e Drejtësisë me Sokol Olldashin: Ndjej boshllëkun e hapit tënd, aromën e tymit të duhanit...

Avokatja e njohur Eni Çobani, rrëfen se deputeti i ndjerë Sokol Olldashi ka qenë shoku i saj në rrugën studimore të Drejtësisë.

Sot, në këtë 3-vjetor të vdekjes së tij Eni thotë se i mungon shumë miku i saj ndërsa ndan momente prekëse nga kujtimet me të.

“Koli ti s'mund të mos jesh kur jemi ne akoma për ty. Kjo sot për ju dhe për ne është një natë e mbushur me dhimbje, lot dhe mall. Për shumë kush prej jush miq Koli ishte një djale i mirë, një politikan i fortë, apo dhe një djalë qe i thyente kornizat e kohës ku jetonim por ndryshe nga ju për mua do ngelet shoku im i kursit të drejtesisë vend ku u maturuam të dy, ndamë të mirat dhe të këqiat e shkollimit të atyre viteve të veshtira postkomuniste dhe fillesat e brishta të një demokracie të sapotrokitur, ku muzikaliteti i shpirtit të Kolit na i lehtesonte pakënaqesitë e kohës. Studimet tona vërtet mbaruan por shoqëria jonë kurrë, asnjëhere dhe në çdo hap të hedhur ndërsjelltasi ja kemi uruar njeri-tjetrit në çdo moment. Më mungon shumë miku, shoku, dhe bashkeëudhetari im ku rrugës që ecim ndjej boshllëkun e hapit tënd të forte dhe sipër nesh renë e aromës së tymit të duhanit tënd. I paharruar Je Koli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028445959091187
array(1) { ["section"]=> string(117) "avokatja-e-njohur-shoqe-e-drejtesise-me-sokol-olldashin-ndjej-boshllekun-e-hapit-tend-aromen-e-tymit-te-duhanit-60096" }