Aylan, 3 vitet e vetme të jetës së tij mbushur me frikë dhe dështimi i Europës

Publikuar tek: bota, më 12:15 03-09-2015 Aylan, 3 vitet e vetme të jetës së tij mbushur me frikë dhe dështimi i Europës Aylan dhe vëllai i tij Galip , 5 vjeç të mbytur në det

Nuk ka plazhe në Kobani, vetëm bomba. Nga qyteti sirian i rrethuar nga Isis, Aylan Kurdi dhe vëllai i tij u larguan . Për tre vite të shkurtra të jetës së tij, mesa duket Aylan kishte njohur vetëm frikë .

Europa, dhe shenjtëria që ajo mund tu ofrojë të ikurve nga lufta civile e Sirisë, ishte qëllimi i familjes së Aylan. Pas udhëtoi disa qindra milje përmes Turqisë, në fund erdhi koha që Aylan të kalonte dy milje të shkurtëra në Detin Egje në ishullin grek të Kos. Mijëra të tjerë kanë bërë kalime të ngjashme, pasi konsiderohet më pak i mbushur me rrezik se rrugët e tjera të refugjatëve .

I veshur me një T-shirt të kuqe të ndritshme dhe pantallona të shkurtra, Aylan doli në det me familjen e tij. Të paktën 20 vetë hipën në dy anije nga Akyarlar në gadishullin Bodrum.

Së shpejti , anijet u përmbysën dhe mbetën të paktën 12 të mbytur, duke përfshirë pesë fëmijë. Aylan, vëllai i tij Galip, 5 vjeç dhe nëna e tij, Rihan, 35 vjeç, kurrë nuk arritën në Evropë. Ata të gjithë u gjetën në plazh në Bodrum. Aylan u gjet me fytyrën poshtë në det. Trupi i tij u kap nga një oficer që e përkëdheli butësisht .

Më tej përgjatë plazhit, tre fëmijë të tjerë të mbytur, shtatë u shpëtuan.

Anije e dytë me gjashtë vetë u përmbys shpejt, tha roja bregdetare turke. Një grua dhe tre fëmijë u mbytën. Është menduar se Aylan ishte në barkë e dytë .

Mijëra janë duke e bërë udhëtimin nga Turqia në ishujt lindore të Greqisë, çdo ditë. Shumica janë sirianë që i largohen luftës në atdheun e tyre. Të tjerët janë nga Afganistani apo Iraku. Deri tani këtë vit, numri i atyre që kalojnë Mesdheun ka tejkaluar 300.000 , me 200.000 ulje në Greqi, bën me dije agjensia e refugjatëve të OKB, UNHCR.

Distancat e shkurtra të detit Egje janë shpesh më të sigurta se kalimet vdekjeprurëse nga Libia në Itali. Më shumë se 2,500 njerëz kanë vdekur duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun këtë vit , sipas UNHCR-së. Për shumë , imazhet simbolizojnë dështimin e Europës për të adresuar krizën e refugjatëve në brigjet e saj. Hashtag-u "KiyiyaVuranInsanlik " - " njerëzimi i larë në breg ", - u bë tema më biseduar  në mesin e përdoruesve turq në Twitter . 

{gallery}Kriza{/gallery}

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020021915435791
array(1) { ["section"]=> string(83) "aylan-3-vitet-e-vetme-te-jetes-se-tij-mbushur-me-frike-dhe-deshtimi-i-europes-19858" }