Ayyan Ali: Supermodelja në një burg pakistanez, mediet të shqetësuara për kushtet ku mbahet

Publikuar tek: bota, më 09:19 06-04-2015 Ayyan Ali: Supermodelja në një burg pakistanez, mediet të shqetësuara për kushtet ku mbahet Supermodelja Ayyan Ali

Prej dy javësh, burgu Adiala në  Ravalpindi ka pritur një të burgosur të pazakontë, supermodelen 23-vjeçare, pakistanezen Ayyan Aliun.

Që nga atëherë mediet pakistaneze kanë qenë të shqetësuara për të gjetur nëse ajo është duke jetuar në burg në kushte veçanërisht të favorshme.

Më 14 mars Ayyan Ali u arrestua në aeroportin e Islamabad me akuzat për pastrim parash: 500,000 dollarë në valixhen e saj kanë tejkaluar kufirin ligjor të parave të thata që mund të nxirren jashtë vendit, e cila është $ 10,000.

Ali mohon akuzat dhe thotë se paratë i kishte fituar në mënyrë legjitime nga të ardhurat e shitjes të pronës dhe se ajo ishte në dijeni të këtyre rregullave doganore.

Prokurorët kanë thënë se modelja mund të detyrohet të paguajë një gjobë të rëndë dhe të përballet me një afat burgimi 14-vjeçar.

Dy javë grindje juridike dhe në fund të muajit mars aplikimi i saj për lirimin me kusht u rrëzua, kështu që modelja  do jetë ende për shumë kohë në burgun  Adiala.

Burgu ku mbahet supermodelja

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017814874649048
array(1) { ["section"]=> string(94) "ayyan-ali-supermodelja-ne-nje-burg-pakistanez-mediet-te-shqetesuara-per-kushtet-ku-mbahet-7910" }