Azilkërkuesi shqiptar plagos rëndë tre turq në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 20:01 23-09-2015 Azilkërkuesi shqiptar plagos rëndë tre turq në Gjermani Foto ilustruese

Një konflikt i ashpër mes dy azilkërkuesve shqiptarë, 19 dhe 23 vjeç, nga Kosova dhe tre shtetasve turq është regjistruar në Deggendorf të landit Thüringen në Gjermani.

Sherri ka ndodhur fillimisht brenda një lokali, ku personat kanë ofenduar njëri tjetrin, por pa përdorur dhunë. Pasi janë nxjerrë jashtë nga rojet e sigurimit, shqiptarët dhe turqit janë përballur në një tjetër lokal, ku më pas situata ka degjeneruar në dhunë.

Pasi janë nxjerrë edhe nga lokali i dytë nga rojet e sigurimit, shqiptarët i kanë pritur jashtë tre turqit, duke u përleshur me ta.

23 vjeçari shqiptar ka goditur fillimisht një prej turqve me shihe xhami duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe më pas me shihen e thyer ka sulmuar edhe dy personat e tjerë, të cilëve u ka shkaktuar prerje të thella.

Dy shqiptarët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por janë arrestuar nga policia, e cila ka nisur hetimet për këtë rast. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020905017852783
array(1) { ["section"]=> string(61) "azilkerkuesi-shqiptar-plagos-rende-tre-turq-ne-gjermani-21499" }