Babagjysh mos ardhsh kurrë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:28 01-01-2017 Babagjysh mos ardhsh kurrë...

Nga Ilir Hoxholli

Në shtëpinë tonë i vetmi gëzim ishin bakllavatë, pasi mamaja ime bënte dy dhe një tavë me kadaif. Të cilin ma rifreskoi një shofer taksie se për të siguruar një kg kadaif u deshte të qëndroje tre ditë në rradhë tek një dyqan pranë 15katëshit. Dy kg mollë, dy kg portokalle dhe një pulë hungareze ishin rracionet që babagjyshi komunizmit na afronte t'i blenim me paratë tona. Llokume, amareta dhe karamele zana për miqtë që fillonin vizita e datës 1 janar që në mëngjes. Tavolina e pritjes me frutiere te rracioneve të mollëve dhe portokalleve dhe dy thika të vogla për t'i qeruar.

Zakonisht nuk i merrnin përveç atyre të "paturpshmëve" të fisit që ishin si më të emancipuar dhe i qëronin vetes dhe fëmijëve. Frika kur mamaja hapte raftin ku ishin amaretat, karamelet, se do kuptonte se ishin ngrënë fshehurazi e t'i merrje një vështrim qortues. Ulje sytë si për të bërë paqe që mos kritikoheshe në sy të njerëzve. Babagjyshi në televizor vinte me realizime planesh me 200% në bujqësi, miniera, fabrika, novatorë që shpërbleheshin me fletë lavdërimi. I vetmi ishte komunizmi si fe materialiste por që shpërblimet i jepte "shpirtërore" me fleta falenderimi.

Pritnim orën 12 të natës, për të prit atë çunakun si vit i ri, që vinte me plane e premtime në % mbi shpatullat e një populli të lodhur. Ndaj Babagjyshi i një populli është krijimi me të cilin vetë shpikën metoda për të shtypur vetveten. Kur kujtoj vitet e dikurshme them o Zot mos na sill babagjyshë të tillë që thesët i kishin të mbushur me pinokë prej druri të punuar nga puntorët, si të vetmit personazh të baba Karlos, me të cilin diktatura na edukonte. Falenderoni prindërit që bënin gjithçka t'jua zbukuronin atë ditë, që i ngjante një gëzimi se do mund të haje atë që sot e quajmë normalitet. Një popull që harron nuk mund të falenderojë, jo njerëzit se ata i shpikën vetë këto lloj babagjyshësh por Zotin që herë pas herë ua ndryshon gjendjen për mirë edhe pse më pas tregojmë që nuk e meritojmë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01031494140625
array(1) { ["section"]=> string(32) "babagjysh-mos-ardhsh-kurre-64372" }