“Babagjysh, nuk dua kukulla, dua lavatriçe për mamin e sëmurë”, kërkesa e 9-vjeçares nga Fieri të këput shpirtin (LETRA E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:09 19-12-2017 “Babagjysh, nuk dua kukulla, dua lavatriçe për mamin e sëmurë”, kërkesa e 9-vjeçares nga Fieri të këput shpirtin (LETRA E PLOTË)

Festat e fundivitit janë padyshim periudha kur fëmijët gëzojnë më shumë. Jo vetëm për faktin se sjellin një atmosferë të gëzueshme por edhe se presin dhurata nga babagjyshi i tyre sekret.

Të gjithë fëmijët duan lodra të bukura por 9-vjeçarja Shaze Rapaj  nga Fieri ka një kërkesë shumë të veçantë dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë lënë për “babagjyshin sekret”.

Vogëlushja nuk kërkon as lodër, as laptop apo celular, do vetëm një lavatriçe për mamin e sëmurë sepse gjendja ekonomike e familjes së saj është shumë e rënduar.

“Dua një lavatriçe edhe të përdorur sepse unë nuk mund t’i laj rrobat se jam e vogël”-shkruan vogëlushja në letrën drejtuar babagjyshit.

Letra e plotë:

“I dashur babagjysh sekret unë jam Shaze Rapaj jam 9 vjec. Mësoj te shkolla Riza Braka. Unë dua një dhuratë nga babagjyshi sekret, nuk dua si gjithë shokët apo shoqet e mia si laptop apo telefon, dua një lavatri si laptop apo telefon, dua një lavatriçe për mamin se nuk e kemi mundësinë të blejmë se babi është pa punë. Brenda mundësive edhe një të përdorur se shoqet e mia kanë të gjitha, ndërsa unë nuk mund ti laj rrobat vetë se jam e vogël, mami është sëmurë, vëllai është i vogël”.

letraaaa.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spiropali me sy mbyllur, Rama as që e ka mendjen por Bushati i quan “shokë të një banke”
Gëzuar “KRISHLINDJET” nga Kavaja, zbuloni gafën e Bashkisë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.015531063079834
array(1) { ["section"]=> string(128) "babagjysh-nuk-dua-kukulla-dua-lavatrice-per-mamin-e-semure-kerkesa-e-9-vjecares-nga-fieri-te-keput-shpirtin-letra-e-plote-103633" }