Babai i Behramit: Kur Kosova të hyjë në FIFA, do shohim se kush është patriot

Publikuar tek: sport, më 10:47 01-04-2015 Babai i Behramit: Kur Kosova të hyjë në FIFA, do shohim se kush është patriot Valon dhe Ragip Behrami, (djale e baba)

Një furtunë e vërtetë deklaratash e kundërdeklarash është bërë pasi Valon Behrami, kosovari që luan me kombëtaren e Zvicrës, deklaroi ditën e djeshme se ai dhe katër shokët e ekipit janë zviceranë dhe nuk mund të festojnë me shqiponjë. 

Zv.minisrti i qeverisë së Kosovës, Gani Koçi, po ditën e djeshme, akuzoi se xhaxhai i Valonit ka qenë inspektor i Sigurimit të Shtetit t ëish-Jugosllavisë.

I menjëhershëm është reagimi i Ragip Behramit, babait të futbollistit. Ai i kërkon qeverisë së Kosovës të distancohet menjëherë nga deklarata e zv.ministrit. “Ministrat janë për ta hequr lloçin nga stadiumet e jo për t’i përlloçur yjet, siç është Valon Behrami, të cilit i mungon në shpirt himni i vendit të tij” tha babai i Valonit.

“Ajo çka e ka thënë ai zëvendësministër është e turpshme, siç është vetë ai i turpshëm. Nuk e di as çka ka dashtë me thënë, kur asnjëherë s’kemi pasur lidhje me Serbinë. I qoftë turp atij dhe Qeverisë së Kosovës që angazhon asi njerëz në udhëheqësinë e shtetit. I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, sepse aty ka edhe njerëz të ndershëm, të distancohen prej tij”, deklaroi për “Zërin” babai i Valon Behramit.

“Ai njeri duhet ta shfrytëzoj pushtetin që e mban dhe ta heqë lloçin nga stadiumet e Kosovës, e pastaj le të flasë për Valonin, Xherdanin, Granitin dhe këta djem që kanë bërë shumë për Kosovën. E pashë një lojë të Kosovës në llaç, ku nuk dalloheshin lojtarët a janë të zinj apo të bardhë nga llaçi, dhe më erdhi keq jashtëzakonisht shumë, sepse ata djem nuk kanë faj, por çifti i këtij ministri”, theksoi Ragipi.

Ai pohoi se pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA do të merret vesh se kush është patriot, e kush tradhtarë.  “Pasi të pranohet Kosova në UEFA e FIFA ai njeri i turpshëm do ta shohë se kush është patriot e kush është tradhtar. T’i vijë turp që mundohet ta njollosë një karrierë të një djali që nuk di asgjë tjetër, veçse të luajë futboll, të krenohet me prejardhjen e tij shqiptare, dhe të jetë korrekt me një shtet që e ka sjellë deri këtu”, u shpreh Ragipi.

“Kur unë kam ardhur në Zvicër, e kam pas vetëm një çantë me vete. Zvicra më dha gjithçka, mua, familjes time dhe Valonit. Valoni e ka për obligim ta ndihmojë vendin që i dha gjithçka. Valoni dhe shokët e tij nga Kosova e ndjejnë më së shumti mungesën e himnit të vendit të tyre, andaj sulmohen. Ndërsa, tani sulmohen edhe nga pseudo-patriotët e Kosovës. Le t’i vijë turp çiftit të tij, por Valoni gjithmonë do të vazhdojë ta dojë vendin e tij, Kosovën, dhe do të vazhdojë me përpikëri t’i kryejë obligimet morale ndaj Zvicrës”, përfundoi Behrami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku fizioterapist: Si e ngrita në këmbë Mërgim Mavrajn për tre ditë rresht
Mavraj: Kush nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon dot Zotin »
Article Logic
Execution time: 0.02577805519104
array(1) { ["section"]=> string(80) "babai-i-behramit-kur-kosova-te-hyje-ne-fifa-do-shohim-se-kush-eshte-patriot-7523" }