Babai i futbollistit milioner, shofer i makinës së plehrave

Publikuar tek: sport, më 19:52 05-02-2015 Babai i futbollistit milioner, shofer i makinës së plehrave

Babai i yllit të “Super Bowl” Richard Sherman, vazhdon të punojë si shofer i makinës së plehrave duke filluar punë çdo ditë në orën 03:45 të mëngjesit.

51 vjeçari Kevin Sherman, thotë se nuk do të jetojë në kurriz të djalit të tij Richard, i cili nënshkroi një kontratë me vlerë 56 milion dollarë vitin e kaluar.

Futbollisti i NFL, thotë se disiplinën dhe etikën e tij në sport e ka falë babait dhe nënës, Beverly, e cila punon me të rinjtë me aftësi të kufizuara në Los Angeles.

“Djali im është lojtar i NFL, por unë nuk dua që djali im të kujdeset për pjesën e mbetur të jetës time”, tha ai për NBC në Los Angeles.

Babai i futbollistit thotë se ka sigurimin e tij shëndetësor me të cilin mund të paguajë vetë shpenzimet për medikamente, prandaj nuk është e nevojshme të kërkojë prej djalit të tij.

“Ndenja 30 minuta pasi ndeshja mbaroi, ishte një moment krenarie për mua, pastaj mblodha veten dhe shkova aty ku prindërit shkojnë..”, u shpreh ai për ndeshjen e fundit të djalit të tij, të cilën e kishte ndjekur nëpërmjet televizionit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Europiani U21/ Shqipëria në grup me Portugalinë dhe Greqinë
Milan prezanton projektin e stadiumit të ri »
Article Logic
Execution time: 0.015216112136841
array(1) { ["section"]=> string(63) "babai-i-futbollistit-milioner-shofer-i-makines-se-plehrave-2458" }