Babai i viktimës hedh në erë sallën e gjyqit, ka të vdekur dhe të plagosur

Publikuar tek: bota, më 16:29 30-11-2017 Babai i viktimës hedh në erë sallën e gjyqit, ka të vdekur dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku babai i një djali të vrarë ka shpërthyer një granatë në sallën ku po bëhej gjyqi i autorit duke vrarë veten e tij dhe plagosur 7 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në qytetin Nikipol. Burri vdiq në vend ndërsa nga shpërthimi mbetën të plagosur tre avokatë, punonjësi i gjykatës, dy oficerë dhe një civil, të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Gjyqi po zhvillohej për vrasjen e djalit të tij në muajin shkurt të 2016-ës, kur u qëllua fatalisht me kallashnikov.

Mediat vendase shkruajnë se numri i viktimave mund të rritet. Nuk dihen motivet që e çuan babain e viktimës drejt veprimit ekstrem. /Newsbomb.al

asdff4gf4gh4h.jpg

asf4rt45454yt4u.jpg

ergtghghh555.jpg

Më shumë në këtë kategori: « NASA bën një lajmërim të frikshëm, çfarë pritet të ndodhë më 16 dhjetor
Vritet me tre plumba studenti shqiptar në SHBA, asryeja e pabesueshme »
Article Logic
Execution time: 0.019605159759521
array(1) { ["section"]=> string(80) "babai-i-viktimes-hedh-ne-ere-sallen-e-gjyqit-ka-te-vdekur-dhe-te-plagosur-101383" }