Babai Jolie: Angelina meritonte nominim për Oscar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:58 12-02-2015 Babai Jolie: Angelina meritonte nominim për Oscar Aktorja Angelina Jolie me te atin

Aktori Jon Voight tha se vajza e tij Angelina Jolie meritonte nominimin për Oskar për punën e saj në “Unbroken”. Duke folur në party-n e Grammys në Los Angeles, 73 vjeçari tha se Jolie duhet të ishte nominuar për drejtorin më të mirë.

“Do të doja që ajo të nominohej, sepse mendoj se e meritonte” u tha ai reporterëve. Mendoj se drejtimi i saj ishte befasues, shumë befasues dhe po të mos ishte ime bijë do thosha: dua të punoj për të. Ajo është drejtuese e madhe dhe është e pabesueshme puna që ka bërë”.

Unbroken bazohet në historinë e jetës së vrapuesit olimpik amerikan dhe leitnantin e dytë të forcës ajrore të SHBA Louis Zamperini sikurse është shkruar edhe në librin me të njëjtin titull. Zamperini që luhet nga Jack O’Connell mbahej si i burgosur në një kamp nga japonezët për dy vite dhe pas një shpërthimi, i duhej të qëndronte në det të hapur mbi një trap për 47 ditë. Filmi i Jolie nominohet për tre Oscar, për kinematografinë Roger Deakins dhe dy në kategorinë e zërit.

Të nominuar për “best director” në vend të Jolie janë Alejandro Gonzales Inarritu për Birdman, Morten Tyldum për “Imitation Game” Bennett Miller për Foxcatcher, Wes Anderson për “The Grand Budapest hotel” dhe Richard Linklater për Boyhood. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032884120941162
array(1) { ["section"]=> string(53) "babai-jolie-angelina-meritonte-nominim-per-oscar-3120" }