‘Babalja”, Xhafaj: Boll kam folur. Prokuroria po heton

Publikuar tek: politike, më 11:08 11-10-2018 ‘Babalja”, Xhafaj: Boll kam folur. Prokuroria po heton

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj reagon për zhvillimet e fundit të çështjes ‘Babale’që pretendohet se shfaqet vëllai i tij në pazare droge si dhe pretendimin e Fredi Alizotit se Ardi veliu e ka marrë me makinë dhe e ka çuar në Prokurori.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë, ministri u shpreh se nuk dëshiron të japë komente, pasi me këtë po merret Prokuroria.

‘Nuk do preferoj të bëja një koment se boll kam bërë , është një çështje që i takon drejtësisë. Sa i përket çëshjtes që po përfiltet është një çështje që është në hetim të plotë nga Krimet e Rënda. Për sa më përket mua dua të them se jam ministër i Brendshmëm dhe kam të tjera përgjegjësi. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mija. Një ndër të cilët është edhe operacioni “Forca e Ligjit". Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë. Opozita ka zgjedhur instrumenta të gabuar për ta baltosur këtë punë”, tha Xhafaj.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllja e lojërave të fatit, Veliaj: Mezi pres janarin ...
Deklarata shokuese për ish-drejtorin e Burgjeve: Enrik Sulejmani i arrestuar për trafik qeniesh njerëzore »
Article Logic
Execution time: 0.0041520595550537
array(1) { ["section"]=> string(56) "babalja-xhafaj-boll-kam-folur-prokuroria-po-heton-137411" }