Babastars për femrat: Nuk i kemi kushtuar kurrë këngë femrave (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:50 06-04-2015

Grupi më i pëlqyer i muzikës rap dhe Hip-Hop jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, “Babastars” kanë ndarë me publikun performancë “live” dhe detaje të jetës së tyre të ftuar në programin TV “Top Show”.

Të përshkruar gjithmonë si “High” dhe pa konkurrencë nëpër tekstet e tyre, lideri i grupit Getoar Selimi shprehet, “të tillë jemi në të vërtetë dhe nuk përpiqemi që të jemi vetëm në tekste”. Ata kanë dhënë një performancë shpërthyese duke i vërtetuar përfolësve të tyre që dinë të këndojnë shumë mirë “live”. Grupi përbëhet nga katër artistë: Getoar Selimi, Agon Sylejmani ose Big Xig, Visar Shala ose Skivi dhe Ylber Abdyllahu ose Cozman. Ajo që bie në sy në grupin e tyre është mungesa e artisteve dhe për këtë shprehen se “Femrat nuk guxojnë, por as ne nuk guxojmë”.

Ata kanë vlerësuar rëdësinë e motiveve popullore në muzikën e tyre Hip-Hop duke u bërë një gërshetim interesant. Getoari rrëfeu gjatë emisionit që ka kënduar në dasmën e mikut dhe kolegut të grupit, Agonit muzikë popullore.

Getoari ka ndezur dhe përmbysur skenën në përfundim të emisionit me hitin “E nxonme” i përfolur për tekstin e tij, por Getoari shprehet se nuk i ka kushtuar asnjëherë këngë një femre të caktuar.

Performanca e Babastars 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Postonte foto nudo dhe më pas vinte gjoba për heqjen e tyre, dënohet me 18 vite burg
Emina Cunmulaj e Fadil Berisha pranverë dhe ngjyra në setin e ri fotografik »
Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705
array(1) { ["section"]=> string(71) "babastars-per-femrat-nuk-i-kemi-kushtuar-kurre-kenge-femrave-video-7972" }