Babë e bijë humbën jetën në aksidentin tragjik në Korçë, autori ish kryetar komune (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 08-11-2018 Babë e bijë humbën jetën në aksidentin tragjik në Korçë, autori ish kryetar komune (EMRI)

Një aksident i rëndë u mori jetën dy këmbësorëve babë e bijë mbrëmjen e sotme në Korçë. Aksidenti ndodhi në unazën e qytetit juglindor ku një automjet përplasi për vdekje Sokol Hoxhallari, 33 vjeç, dhe vajzë e tij 6-vjeçare me iniciale P.H.

Ndërkohë burime nga policia bënë me dije se janë shoqëruar Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi.

Sipas të dhënave të para, dyshohet e drejtuesi Petrit Kupe ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë. Ky i fundit është ish-kryetar i Komunës Libonik.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit.

Njoftimi i policisë së Korçës për aksidentin:

Korçë

Informacion paraprak.

Me datë 18.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volksëagen” me targa AA837UJ me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndodh te Tirana e Re, shoferi humb durimin në trafik, ngjit makinën mbi trotuar (VIDEO)
“Kacifas”, Hoxha: Kush ua QEPI GOJËN sot politikanëve tanë? Një TURP i MADH ajo që ndodhi, duhet të mblidhej urgjent Këshilli i Sigurisë »
Article Logic
Execution time: 0.0043530464172363
array(1) { ["section"]=> string(93) "babe-e-bije-humben-jeten-ne-aksidentin-tragjik-ne-korce-autori-ish-kryetar-komune-emri-140785" }