Babë e bijë u përplasën për vdekje, ARRESTOHEN dy shoferët

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 09-11-2018 Babë e bijë u përplasën për vdekje, ARRESTOHEN dy shoferët

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën babë e bijë në Korçë një ditë më parë, policia sot ka arrestuar dy shoferët e përfshirë.

 

Në pranga u vunë Petrit Kupe 61 vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Në njftimin  e policisë së Korçës thuhet se: "Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip "Volksëagen" me targa AA837JU dhe mjetin tip "Benz" me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar":

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NDIHMONI AMARËN! Apeli i gjyshes shqiptare nga SHBA për vogëlushen
Punonjësit e Bypass-it të Fierit në PROTESTË: Duam pagat, nuk lejojmë punimet »
Article Logic
Execution time: 0.020387887954712
array(1) { ["section"]=> string(64) "babe-e-bije-u-perplasen-per-vdekje-arrestohen-dy-shoferet-140871" }