Babë e bir nga familja Berisha urojnë 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Publikuar tek: politike, më 14:22 17-02-2016 Babë e bir nga familja Berisha urojnë 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ish kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzen Berisha urojnë 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ish kryeministri kujton sot Ibrahim Rugovën që e cilëson si “arkitektin e Kosovës” duke mos lënë pa përmendur as legjendarin Adem Jashari, ndërsa Shkëlzen Berisha thotë në postimin e tij se pa Kosovën, Shqipëria nuk do ishte e pavarur.

“Gëzuar 8 vjetorin e parvarësisë Kosovë!

Nderim perjetë Arktiketit të Kosovës së pavarur, presidentit Ibrahim Rugova, kryekomandantit dhe kryeheroit legjendar Adem Jashari, të rënve të kombit tonë dhe të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve, vajzave që me përpjekjet, sakrificat e tyre mbinjerëzore bënë kombin dhe Kosovën të lirë dhe të pavarur. Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë”, shkruan Sali Berisha.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë !

Faleminderit për sakrificat dhe gjakun e derdhur në shekuj për pavarësi dhe identitet kombëtar. Pa ty Shqipëria nuk do ishte e pavarur në 1912. Pa ty Shqipëria dhe shqiptarët do vinin të përgjysmuar në 2008. Zoti të bekofte se askund nuk është sakrifikuar më shumë për këtë flamur dhe këtë gjuhe sesa në tokën tënde”, shkruan Shkëlzen Berisha..

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata pushon padinë e Beqajt ndaj Bashës, ministri: Skandaloze! Do ngre padi të re
Këshilltari i Veliajt, Renato Kalemi: Ka dy botë, ajo e përtacisë që kërkon të prishë me 2 gishtat lart dhe ajo e punës »
Article Logic
Execution time: 0.024914979934692
array(1) { ["section"]=> string(78) "babe-e-bir-nga-familja-berisha-urojne-8-vjetorin-e-pavaresise-se-kosoves-32824" }