“Baftjari” i Bes Kallakut dhe Ylli Bakës, fenomen i lindur nga skandali që zbuloi gazetari Enrik Mehmeti (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:39 01-02-2017 “Baftjari” i Bes Kallakut dhe Ylli Bakës, fenomen i lindur nga skandali që zbuloi gazetari Enrik Mehmeti (VIDEO)

Fenomeni i “Baftjarit” tashmë në parodinë nga Bes Kallaku dhe Ylli Baka dhe "Vlerësuesve të Dëmeve" po nga Besi dhe Gezmend Paja në "Portokalli" janë kthyer në një fenomen kombëtar si pasojë e notave humoristike të servirura në spektakel dhe këngë.

 Në vetëm tre ditë kënga “Baftjari” ka marrë rreth 700 mijë shikime në youtube ndërsa në spektaklin e humorit “Portokalli” për shkak të suksesit të madh dhe interest të publikut për rolin e “Vleresuesve të dehur të dëmve”, Bes Kallaku dhe Gaz Paja i kanë rikthyer përsëri këto personazhe “te dehur” .

Por nga e kanë pikënisjen këto personazhe?

Gjithçka nisi në shkurtin e 2015 kur gazetari Enrik Mehmeti zbuloi atë që do të kthehej në "Skandali i Vlerësuesve të Dehur".


Video Skandali:

Pas daljes së lumit Vjosë nga Shtrati u përmbytën me qindra banesa,biznese dhe mijra hektarë dokë ku dëmet ishin tepër të mëdha. Në atë kohë pati një angazhim tepër të madh nga ana e qeverisë për masat e emergjencës ndërkohë që pasi uj u tërhoq nisi dhe vleresimi i dëmeve . Në vëzhgimin e kryer mbi cilësinë e procesit të vlerësimit se nuk po kryhej në mënyrën e duhur, Mehmeti ka kontaktuar me banoren e fshatit Fitore Dhurata Miho e cila ka denoncuar me lot ne sy se procesi po kryhej me selektime dhe se ishte ofenduar nga vleresuesit të cilët ishin në gjëndje të dehur kur I ka kerkuar qe te realizonin vleresim dhe ne banesen e saj.

Gazetari Enrik Mehmeti sëbashku me Operatorin Enri Banaj kanë hyrë në banesën e sinjalizuar me kamerën ndezur ku kanë gjetur vlerësuesit me shishet e birrës në dore dhe në gjëndje të dehur siç duket dhe në kronikë.

Pas pyetjeve mbi procesin e Vlerësimit të dëmeve Mehmeti i bën pyetjen e famshme se nëse ishin të dehur por përgjigja e njërit prej tyre ishte ajo që ka shkaktuar më shumë të qeshura dhe habi “Nuk e kuptoj pse e bën këtë pyetje në këtë moment ,ti nëqoftese ke ndonje ça i thon atyre që të bësh kolaudimin e dehjes sonë mund ta besh” ku nga video duket pa qenë nevoja për paisjen e “Kolaudimit”.

Pas Publikimit në News 24 kjo ngjarje tërhoqi vëmëndien e mbarë opinionit publik, ku vlerësuesit u shkarkuan menjëherë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë ku reagoi ministri Panariti ku pas tij pati një reagim dhe nga Kryeministri Rama në lidhje me këtë Skandal. 

Kënga "Baftjari":

 “Vlerësuesit e Dehur” në Portokalli sezoni i kaluar :

“Vlerësuesit e Dehur” këtë Sezon:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017638921737671
array(1) { ["section"]=> string(113) "baftjari-i-bes-kallakut-dhe-ylli-bakes-fenomen-i-lindur-nga-skandali-qe-zbuloi-gazetari-enrik-mehmeti-video-67416" }