Bakaj, portieri i Tiranës: Stivin e kam mik. Në Fier shkojmë për tre pikët

Publikuar tek: sport, më 22:28 19-03-2015 Bakaj, portieri i Tiranës: Stivin e kam mik. Në Fier shkojmë për tre pikët Edvan Bakaj duke folur per median

Portieri i dytë i Tiranës por që luajti në ndeshjen me Teutën e Durrësit, Edvan Bakaj tha sot për mediat se përderisa artimetika është në lojë, edhe vetë ekipi është në lojë për titullin.   

“Kam qenë gati për të luajtur në çdo moment që më është kërkuar. Nuk mund ta përcaktoj nëse është apo jo momenti i duhur, por mund t’ju them se do të jap maksimumin për Tiranën, ashtu siç kam bërë sa herë që më është dhënë hapësira për të luajtur. Për të qenë titullar kam punuar shumë, në çdo moment. Me Stivin kam marrëdhënie korrekte, fakti që jemi shokë, më bëri që në derbi të shkoja më parë tek ai duke parë edhe mënyrën se si e përjetoi fundin e sfidës. Por, edhe fakti që jam vetë portier dhe që çdokush mund të gabojë, më bëri që t’i gjendesha pranë në atë moment. Megjithatë, duhet të marrim parasysh se futbolli nuk është vetëm një ndeshje, ndaj edhe nuk mund të behen gjykime vetëm për një të tillë. Sa i përket titullit, ne jemi ende në garë. Asgjë nuk ka mbaruar, derisa matematika na mban në lojë. Ndaj Apolonisë nuk vendoset gjithçka, por gjithsesi ne do të shkojmë në Fier për të marrë tri pikët. Për gjysmëfinalet e kupës do zgjidhja Skënderbeun, pasi është një ekip kompakt dhe që luan futboll të bukur. Do të ishte një përballje interesante. Shpresoj që vitin ta mbyllim me trofe, për këtë klub dhe për tifozët”, ka deklaruar portieri bardheblu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Finalja e Kupës së Botës 2022 luhet më 18 dhjetor
UEFA, Champions dhe Europa League, ja përballjet e çerek finales »
Article Logic
Execution time: 0.035478115081787
array(1) { ["section"]=> string(76) "bakaj-portieri-i-tiranes-stivin-e-kam-mik-ne-fier-shkojme-per-tre-piket-6405" }