Bakteri prek spitalin, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve

Publikuar tek: rajon, më 16:18 08-08-2018 Bakteri prek spitalin, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve Foto ilustruese

Një bakter i rrezikshëm ka mbyllur sallat e kirurgjise ne Gjilan.

Të gjitha sallat e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë mbyllur ditën e sotme pasi sallat operative janë prekur nga një lloj bakteri i cili quhet “Escherichia coli” .

Ky bakter paraqet komplikime në sistemin imunitar dhe zakonisht shfaqet në zorrët e bagëtive.

Përmes florës në zorrë ato mund të përfundojnë në qumështin apo mishin e kafshëve. 

Doktor Ukshin Ismaili, drejtor klinik, ka konfirmuar se sallat e operimit janë mbyllur përkohësisht.

“Sallat operative të kirurgjisë për momentin për raste elektive janë ndërprerë për arsye se nga të dhënat nga janë izoluar “Staphylococus saprophyticus”. Po presim rezultatet”, thuhet në përgjigjen e drejtorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019180059432983
array(1) { ["section"]=> string(68) "bakteri-prek-spitalin-mbyllen-te-gjitha-sallat-e-operacioneve-130528" }