Balla-Bashës: Mos u fshi, asnjë shqiptar s'ti fal 4 të vrarët, tradhëtinë e 230 milionët e vjedhura

Publikuar tek: politike, më 12:49 12-03-2015 Balla-Bashës: Mos u fshi, asnjë shqiptar s'ti fal 4 të vrarët, tradhëtinë e 230 milionët e vjedhura Taulant Balla

Menjëherë pas protestës së PD-së, deputeti I PS-së Taulant Balla I ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike të dëshmojë para shqiptarëve për vrasjet e 4 shqiptarëve në 21 janar, tradhëtinë ndaj kombit dhe 230 milionë euro të vjedhura në Rrugën e Kombit.

“Dëshiroj t’I drejtohem kryetarit pa pushtet në PD, Lulzim Basha. Basha duhet të dëshmojë për trafik ndërkombëtar që I ka bërë Shqipërisë kur I shiti hapsirën sovrane të vendit tonë, duhet të dëshmojë për aferën në Ministrinë  e Transporteve, atë të 230 milion euro në aferën Durrës-Kukës, duhet të dëshmojë për vrasjen e 4 qytetarëve shqiptarë, ndaj të cilëve ai urdhëroi të qëllohej atje ku ishte vetë sot. “, deklaroi Balla nga parlamenti.

Sipas tij, Basha nuk duhet të fshihet por të përballet me shqiptarët, të cilët do t’ia japin përgjigjen në 21 qershor.

“Sa i përket dëshmive si kryetar Bahskie, nuk po i them sot pasi qytetarët janë të përgatitur t’ia japin vetë përgjigjen në 21 qershor. Lulzim Basha është munduar të fshihet, edhe jashtë shtetit me raporte mjekësore. Të mos fshihet më pasi asnjë shqiptar nuk ia fal atij as 4 të vrarë, as tradhëtinë ndaj kombit as 230 milionë të vjedhura.”, përfundoi Balla, duke falenderuar edhe policinë që garantoi mbarëvajtjen e protestës së Partisë Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e PD në vitin 2000, ja ndryshimet me protestën e pas 15 viteve
Vasili: Berisha nuk foli dot në miting, Meta do ja japë fjalën në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.12982988357544
array(1) { ["section"]=> string(101) "balla-bashes-mos-u-fshi-asnje-shqiptar-s-ti-fal-4-te-vraret-tradhetine-e-230-milionet-e-vjedhura-5678" }