Balla-Bashës: Përgjigju për lidhjet me Shullazin. PD: Përpjekje për të rregulluar biografinë

Publikuar tek: politike, më 21:21 18-02-2015 Balla-Bashës: Përgjigju për lidhjet me Shullazin. PD: Përpjekje për të rregulluar biografinë

Gjatë një konference për shtyp, deputeti i PS Taulant Balla, tha se opozita nuk shprehu solidaritet me familjen e ministrit Tahiri por nxitoi për ta sulmuar personalisht në mënyrë të turpshme.

Balla tha se Partia Demokratike ka marë në mbrojtje prodhuesit e lazaratit dhe sulmoi policinë pas arrestimeve në laboratorin e kokainës në Elbasan duke i dalë në mbrojtje krimit në vend që të sensibilizohet dhe të mbështesë luftën e qeverisë kundër krimit, sepse krimi nuk ka ngjyrim politik.

“Në PD thonë se Saliu i ka mbushur mendjen Lulit se mund të rrëzojë qeverinë me bombat e rrugeçërve”, tha Taulant Balla.

“Viti 2014 ishte viti i parë kur Shqipëria nuk ishte më vend prodhimi të lëndëve narkotike. Shkulëm dhe azgjësuam rrënjët që nuk luftoheshin nga askush dhe sekuestruam asete kriminale me vlerë rreth 7 miliard euro duke e renditur vendin në vendet që e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla i drejtoi një pyetje kreut të PD, Lulzim Bashës, duke i kërkuar të përgjigjet rreth lidhjeve të tij në vitin 2012 me Emiliano Shullazin i cili, në atë kohë prishte takimet elektorale të Partisë Socialiste.

“Pa iu përgjigjur kësaj pyetje, nuk ka asnjë të drejtë të sulmojë qeverinë dhe policinë”, e mbylli Taulant Balla fjalën e tij.

Partia Demokratike ka reaguar pas kësaj deklarate të Taulant Ballës, duke e konsideruar atë si një përpjekje për rregulluar biografinë e Emiljano Shullazit.

Sipas PD-së, qeveria dhe Rama nuk kanë zgjedhur të luftojnë krimin, por opozitën. PD është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të dënonte kërcënimin e Shullazit ndaj Lulzim Bashës, pasi mosdistancimi është po aq i rëndë sa kërcënimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Basha të zhvillojë betejën për të ardhmen e Berishës
Zyrtarizimi i kandidatëve të PS, Peleshi: Në Korçë Sotiraq Filo, Gëzim Topçiu në Maliq »
Article Logic
Execution time: 0.025289058685303
array(1) { ["section"]=> string(94) "balla-bashes-pergjigju-per-lidhjet-me-shullazin-pd-perpjekje-per-te-rregulluar-biografine-3760" }