Balla:Berisha frymëzues i bombave me tritol, gjetëm flamurin e PD në makinë

Publikuar tek: politike, më 11:36 19-03-2015 Balla:Berisha frymëzues i bombave me tritol, gjetëm flamurin e PD në makinë Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit

Deputeti i PS Taulant Balla, ka akuzuar nga foltorja e Parlamentit kryetarin e PD si të inkriminuar për vjedhje e trafik ndërkombëtar si dhe e ka cilësuar ish-kryeministrin Berisha “si frymëzues të bombave me tritol”.

“Lulzim Basha është i akuzuar për vjedhje, për trafik ndërkombëtar. Meqë flasim për rekorde personash të inkriminuar më thoni një njeri që është i akuzuar për vjedhje e për trafik ndërkombëtar?  I vetmi është Lulzim Basha”, tha Balla në seancën Parlamentare.  

“Sali Berisha personalisht  e ka marrë ndëshkimin e tij  politik me votë në zgjedhjet e 23 Qershorit. Unë e kam akuzuar drejpërsëdrejti Sali Berishën si frymëzuesin e bombave me tritol. Dy ditë më parë në Fushë-Krujë u kap një makinë me tritol , tritoli në makinën e konfiskuar nga policia kishte dhe flamurin e partisë tritol, flamurin e Partisë Demokratike. E vetmja mënyrë që i ka mbetur kësaj opozite është tritoli. Sot u hodh në erë me  tritol një shtyllë elektrike në Lazarat. Si në kohën kur kosovarët donin të strehoheshin këtu, dhe Sali Berisha merreshe me tritolin”, u shpreh deputeti i PS.

Në fund, Balla shprehu edhe mbështetjen e tij ndaj ministrit Tahiri si dhe policisë së shtetit e cila sipas tij po i jepte fund bandave të tritolit.

“Shpreh mbështetjen për Mistrinë e Brendshme dhe policinë e shtetin në luftën kundër bandave të tritolit që po i vjen fundi”, përfundoi fjalën e tij Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti/ Mungon Meta, Halimi: Meta të dorëhiqet, qeveria fsheh krimin, na thatë për Xhuvanin "djalë i mirë"
Balla-Bashës:Ke nxjerrë edukatoret në protestë. Bashkia:Mashtrues ordiner i shpallur nga gjykata si Taulant Balla »
Article Logic
Execution time: 0.020679950714111
array(1) { ["section"]=> string(79) "balla-berisha-frymezues-i-bombave-me-tritol-gjetem-flamurin-e-pd-ne-makine-6322" }