Balla- Berishës: Do shkosh në burg. Noka: Ishte puçi i Bamir Topit dhe Ina Ramës

Publikuar tek: politike, më 13:36 21-01-2016 Balla- Berishës: Do shkosh në burg. Noka: Ishte puçi i Bamir Topit dhe Ina Ramës

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha është fajtori për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar të vitit 2011 dhe për këtë gjë, sipas Ballës “do shkojë në burg”.

Balla tha se Berisha “duhet të shkojë në burg, dhe do shkojë në burg” për vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar.

“Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha ka refuzuar zbatimin e urdhrave të Prokurorisë që i quante si një “psikozë lufte”, dhe sipas kësaj llogjike shteti ligjor poi u ngarkohej nëpër këmbë me armiqtë, që ishin populli shqiptar”, tha Taulant Balla.

Balla tha se 21 janari është dita më uluritëse që në këtë vend të bëhet drejtësi. “Reforma në Drejtësi do të bëhet”, kjo është e sigurtë.

Në replokën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka replikuar duke thënë se PD-ja i mbahet versionit të parë të grushtit të shtetit.

“Ne i qëndrojmë atij versioni zyrtar që kemi paraqit atëhere, puçisti është Bamir Topi dhe Ina Rama. Vrasësi i 4 protestuesve ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama”, tha Noka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe me “shpatulla pas murit “ Berishën në Kuvend: Çfarë i tha për gazetarin e plagosur, zhdukjen e filmimeve, pritën e zjarrit poshtë dritares...
‘’Ai zotëria rrinte i fshehur te 2 Kullat, nxori ata që të hanin plumbin. S’ishte amaneti i tyre që Rama të bëhej kryeministër’’, Paloka sulmon Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.019022941589355
array(1) { ["section"]=> string(82) "balla-berishes-do-shkosh-ne-burg-noka-ishte-puci-i-bamir-topit-dhe-ina-rames-30598" }