Balla: Blushi qëndrim destruktive ndaj qeverisë. I uroj suksese ministrave të rinj

Publikuar tek: politike, më 14:04 16-02-2016 Balla: Blushi qëndrim destruktive ndaj qeverisë. I uroj suksese ministrave të rinj

Deputeti i Patisë Sëocialiste, Taulant Balla, ka komentuar lëvizjet e fundit në qeveri, duke thënë se falënderon për punën e bërë ministrin Shkëlqim Cani. Balla ka komentuar edhe deklaratat e Ben Blushit, që sipas tij, janë të dëmshme dhe destruktive ndaj qeverisjes së PS-së.

“Shpreh keqardhje për këtë reagim të zotit Blushi në vazhdën e disa qëndrimeve që janë në dëm të PS, dhe në formë destruktive ndaj qeverisjes së PS. Më vjen keq që kur flet për ekonominë flet njësoj si Saliu. Kur një depuet nuk shkon për dy vjet e gjysmë në zonën e tij zgjedhore dhe i sheh vetëm përmes televizorit.

Ne e falënderojmë kolegun në kapërcimin e borxhit të fshehur, dhe e falënderojmë për punën e bërë për formalizimin e Ekonomisë. I uroj shumë sukses ministrit të ri të Financave i cili ka për detyrë të çojë përpara betejën për formalizimin e ekonomisë. Suksese dhe ministres së re, beteja gjinore korr dhe një sukses tjetër. Kjo është qeveria më e balancuar në nivel gjinor”, tha Taulant Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shkarkon ministrin Cani, i kundërshtoi koncesionin për të vëllanë. A është kjo hakmarrje e kryeministrit kundër vartësit?
Rama reagon për ndryshimet në qeveri: Cili është misioni bazë për dy ministrat e rinj »