Balla-Blushit: Po bën blozë imazhin e qeverisë në prag fushate

Publikuar tek: politike, më 11:32 27-04-2015 Balla-Blushit: Po bën blozë imazhin e qeverisë në prag fushate Taulant Balla dhe Ben Blushi

Reagon ashpër ndaj Ben Blushit, Taulant Balla. Pas letrës së hapur të Ben Blushit ditën e sotme, i cili i drejtohej socialistëve, duke iu renditur të gjitha gabimet e qeverisjes së Ramës, Balla sulmon Blushin, duke i thënë se po prish imazhin e qeverisë në prag fushate, me blozën tipike të Sali Berishës. Ky është sulmi i parë që Blushit i vjen nga brenda PS-së, pas refuzimit të komentimit të kritikave nga Edi Rama.

 “Me atë letër i drejtohej socialistëve për të thelluar një sulm të nisur ndaj qeverisë sonë në prag të fushatës elektorale. Kishte mbledhur të gjitha pikëpyetjet e jetës së vet politike dhe kërkonte llogari për ato nga qeveria jonë që si ka mbushur akoma dy vjet. 90 për qind të pyetjeve që kishte rreshtuar Blushi, i kemi dëgjuar përditë në formë akuzash nga Saliu. Një tufë problemesh të mbartura 25 vjet dhe një tufë gënjeshtrash të lidhura bashkë me problemet, për ta bërë sa më blozë imazhin e qeverisë.’, shkruan Balla në ‘’Facebook’’.

Balla i kujton Blushit se demokracia ekziston në PS, duke shkruar edhe se nuk ka qenë kurrë i  respektuar ndaj Ballës.

“Po ndryshe nga Saliu, bloza e Blushit shtrihet edhe mbi imazhin e Partisë Socialiste. Mirëpo sa i përket demokracisë në Partinë Socialiste, Blushi është shembulli më kuptimplotë që ajo jo vetëm egziston, por ka mbërritur në një standard rekord! Sepse nuk ka parti demokratike që të arrijë të pranojë siç po bëjmë ne në fillim të një fushate, që kundërshtari kryesor mediatik të mos jetë kundërshtari politik, por një anëtar i kryesisë së PS-së. Nuk e di çfarë mendon kush e dëgjon Blushin kur flet për partinë dhe nuk e njeh se si sillet në parti. Po ne që kemi vite që jemi bashkë me të dhe qe e kemi respektuar gjithmone më shumë se ç'na ka respektuar, e kemi kollaj ta kuptojmë se pse Ben Blushi nuk pranon dot asnjë rezultat të qeverisë sonë.”, vazhdon më tej Balla.

Sipas deputetit Balla, Blushi nuk e do suksesin e këtij mandati, sa iu vërsulet shokëve.

“Prandaj 90 për qind e pyetjeve të Blushit nuk kanë lidhje me të vërtetën dhe janë jo vetëm plot me spekullime po dhe me shifrat e rreme të Saliut! Sepse Blushi kaq shumë nuk e do suksesin e këtij mandati sa nuk i bën përshtypje fare që i vërsulet shokëve të tij me gjuhën e Saliut. Mjaft të shikosh se si flet për emigracionin për të mos gjetur dot asnjë dallim mes tij dhe Saliut. Një kujë të tillë për shqiptarët që faktikisht emigrojnë në shifra kostante për gati 24 vjet, mund ta kemi dëgjuar vetëm në mitingun e Korrikut 1990 për ata që iknin nga Shqipëria në ambasada. Ndërkohë që siç e tha fare qartë analisti serioz Gabriel Partosh, kjo nuk është as një situatë alarmante dhe as ndonjë fenomen braktisjeje i vendit, por vetem një ndodhi në kufijtë e një lëvizje të lirë të shtuar, që ka shoqëruar të gjitha vendet ish-komuniste në këto 25 vjet.”, shkruan Balla.

Sipas Ballës Blushi flet me gjuhën e Berishës.

“Njesoj si Saliu flet Blushi edhe për varfërinë, ndihmën ekonomike, borxhin publik, reformën në arsim, shëndetësi, reformën e pensioneve dhe të administrat=s. Helm e vrer spekullimesh të pastra politike. Në pastrimet e territorit, në mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike, apo luftën kundër ndërtimeve pa leje Blushi shikon vetem zi njësoj si Saliu! Po shyqyr që njerëzit e kanë kuptuar mirë se në këtë pjesë të parë të mandatit po bëhen reformat më të mëdha që ndonjë qeveri ka ndërmarrë këto 25 vjet. Natyrisht që çmimi i këtyre reformave është i dhimshëm dhe ne kemi qenë gjithnjë të gatshëm t'i dëgjojme dhe t'i mbështesim me masa ligjore ata që preken nga këto reforma. Por s'kemi çfarë t'i bëjmë atyre që janë të dëshpëruar pse bëhen këto reforma dhe me thënë të drejtën as gjithë PD-ja nuk më është dukur kaq e dëshpëruar sa Blushi në këtë pikë. Edhe ata kur i dëgjon në kafen e parlamentit i pranojnë të paktën pjesërisht këto reforma.”, argumenton më tej.

“Prandaj letra per socialistin s'ka asnjë lidhje me hallet e socialisteve po ishte një sulm total ndaj Partisë Socialiste në prag të një fushate elektorale ku Blushi jep një alarm fals kundër reformave të qeverisë sone.”, rithekson Balla qëndrimin e tij për Blushin.

 

Lexo edhe:

BLUSHI-SOCIALISTËVE: KUSH I BËN MË SHUMË DËM SHQIPËRISË, ‘’FYTYRA’’, APO ‘’PASQYRA’’?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hahn: Fuqëzimi i Ballkanit, në interes të BE
Xhaçka: Kosova nuk mund të bëjë premtime pa denoncuar më parë dështimet e Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.026674032211304
array(1) { ["section"]=> string(66) "balla-blushit-po-ben-bloze-imazhin-e-qeverise-ne-prag-fushate-9772" }