Balla: Drejtori i “Bankers”, kandidat i PD në Fier. Basha të thotë nëse ka takuar gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut

Publikuar tek: politike, më 15:35 09-04-2015 Balla: Drejtori i “Bankers”, kandidat i PD në Fier. Basha të thotë nëse ka takuar gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, i është drejtuar kreut të PD Lulzim Basha, të tregojë nëse e ka takuar gjyqtarin e çështjes së kreut të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu. Balla tha se Lulzim Basha duhet të tregojë nëse i ka kërkuar gjyqtarit të çështjes së Xhelal Mziut, që nëse nuk e shpall të pafajshëm, të shtyjë vendimin pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Gjatë fjalës së tij në Parlament Balla tha se Jozefina Topalli nuk ariti të përmendë as edhe një herë emrin e kompanisë “Bankers”, pasi kompania u ka zënë gojën. Sipas Ballës, “Bankers” ka financuar fushatën e Partisë Demokratike në vitin 2013.

Ndër kandidatët e rreshtuar nga Partia Demokratike në Fier ka dalë drejtori i “Bankers”, prandaj nuk ja zure dot emrin në gojë.

“Bankers” është sponsorizues i fushatës së PD në 2013-ën. “Bankers” nuk deklaronte fitim në shtet, të vetmet fitime që deklaronte ishin te ABA Center, te zyrat e Saliut”, ka thënë Balla.

“Si ka mundësi që kjo partia juaj sa herë që Prokuroria bën një hetim, dhe sa herë që hetohet një përfaësues i PD, ju thoni që prokuroria është e kapur nga dyshja Rama-Meta. Sapo ILDKP bëri detyrën mëse minimale, për politikanë që nuk mbulojnë dot milionat që kanë, e sulmuan ILDKP-në.

Procesi i dekriminalizimit fillon nga sjellja që keni ndaj institucioneve. Ti hapet rrugë hetimit edhe për Lulzim Bashën sepse kanë dalë fakte të reja edhe për “21 janarin” dhe për “Rrugën e Kombit”, edhe për tradhëtinë e shitjes së detit”, tha deputeti i Partisë Socialiste taulant Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli për Marinzën Felajt: Pse qesh? Ti ke parë Fontanën, je stili barok, Dolce Vita
Biden fton Vuçiç në Uashington, për Ramën nuk ka ende ftesë »
Article Logic
Execution time: 0.025646924972534
array(1) { ["section"]=> string(118) "balla-drejtori-i-bankers-kandidat-i-pd-ne-fier-basha-te-thote-nese-ka-takuar-gjyqtarin-e-ceshtjes-se-xhelal-mziut-8275" }