Balla: Duma, një biznesmene ndërtimi e akuzuar për mashtrim që do të bëhet kryetare bashkie

Publikuar tek: politike, më 17:24 28-04-2015 Balla: Duma, një biznesmene ndërtimi e akuzuar për mashtrim që do të bëhet kryetare bashkie

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla shkruan se Grida Duma duhet të sqarojë historinë e mashtrimit të saj dhe të ortakut të saj në biznes, pasi i kanë shitur nga dy herë apartamentet dhe Prokuroria i ka shpallur fajtorë.

Sipas Ballës, edhe pse Grida Duma është vetëshpallur akademike, është në listën e të dënuarve nga drejtësia.

“Dëgjova shqetësimin e zonjës Duma e cila duke vetkonsideruar veten akademike, përjashton mundësinë që të jetë dhe e inkriminuar. Në të vërrtet para se të na tregoj historinë e saj si akademike, zonja Duma të dëshmoj para shqiptarëve historinë e mashtrimit të saj dhe ortakut të saj në biznes ndaj qytetarëve që u kanë shitur nga dy herë apartamente dhe që prokruria e ka konsiderur fajtore duke vuajtur dënimin me burg partenri i saj i cili është në cilësinë e administratorit të kompanisë”, shkruan Balla në Facebook.

Më tej Balla shkruan se duhet të shpjegojë se si u përfshi në një operacion financiar me një bankë tjetër për të shlyer problemin e mashtrimit me kompaninë e saj.

“Nëse zonja Duma këkron të jetë trasprente le tu shpejgoj durrsakëve dhe historinë e futjes së saj në biznesin e ndërtimit si ortake, pa pasur as kapital dhe as njohuri në fushën e ndërtimit. Ne ende nuk dimë cilat janë asetet Gridës që kanë detyruar një biznesmen ta bëj ortake në biznesin e ndërtimit dhe që ën fund e coi drejt dyerve të burgut. Për më tepër një biznesmene ndërtimi e akuzuar për mashtrim, tani kërkon të bëhet kryetare bashkie, duke u lavdëruar me biografinë e saj si ndërtuese mashtruese.

Po ashtu nëse ka dëshirë të jetë transparente zonja Duma mund të flas se si u përfshi në një operacion financiar me një bankë tjetër për të shlyer problemin e mashtrimit me kompaninë e saj, cfarë pasurish ka vënë si barrë hipotekore dhe nëse është nën hetim për këtë cëhstje apo jo.

Fakti që është vetshpallur akademike, nuk e bën të pafajshme. Edhe Xhelal Mziu është vetshpallur akademik, bile dhe Doktor Shkencash, por është në një list me zonjën Duma si i dënuar nga drejtësia.

Zonja Duma nuk ka problem me PS, por me drejtësinë. Nuk e ka cuar në prokurori dhe gjykatë PS, por ish ortak të saj, të cilëve u ka hyrë në pjesë në bizsneset e tyre familjare dhe tani është duke pastruar historitë e saj. Kur të mbaroje të na njoftoj, por deri atëhere bën mirë të heshtë”, shkruan deputeti i PS, Balla.

Taulant Balla e mbyll shkrimin e tij me një shprehje të Oscar Ëilde: "Askush nuk mund të jetë aq i pasur, sa të blejë të kaluarën e tij".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ironizon : Jo shqiptarët po ju shqupatarët
PD: Shfaqja e sotme e Ramës, provokimi më i madh në 25 vite »
Article Logic
Execution time: 0.19971704483032
array(1) { ["section"]=> string(94) "balla-duma-nje-biznesmene-ndertimi-e-akuzuar-per-mashtrim-qe-do-te-behet-kryetare-bashkie-9889" }