Balla flet në Komisionin e Dekriminalizimit, por nuk di emrin e koalicionit kundërshtar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:12 27-04-2015 Balla flet në Komisionin e Dekriminalizimit, por nuk di emrin e koalicionit kundërshtar

Teksa në Komisionin e posaçëm mbledhur për dekriminalizimin po diskutohej për asistencën e Komisionit të Venecias, fjalën e mori deputeti Taulant Balla i cili ndërsa po i kërkonte së djathtës reflektim harroi emrin e aleancës që është edhe kundërshtari politik i së majtës përfaqësuar nga Balla.

“Ju aleanca...nuk e di si ia keni vënë emrin”, tha Balla dhe vazhdoi të fliste për shkresën e komisionit të Venecias, duke anashkaluar kështu mosdijen e emrit të koalicionit të djathtë.

Këtë do mund ta interpretonim si një ironi të Ballës por fakti që koalicioni i djathtë është regjistruar me emër të ri në këto zgjedhje na bën të dyshojmë se deputeti socialist nuk e di vërtet emrin e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Nëse do i referoheshim “ligjeve” të politikës e veçanërisht të fushatave elektorale do mund të thonim se nuk mund të luftosh kundërsharin pa ditur më parë emrin e tij.

Megjithatë, vlen të thuhet se ajo çfarë tha Balla u kalua me sportivitet nga anëtarët e tjerë të komisionit duke qene se Bylykbashit apo Halimit nuk i bëri fare përshtypje që Balla nuk e dinte emrin e koalicionit të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028304100036621
array(1) { ["section"]=> string(91) "balla-flet-ne-komisionin-e-dekriminalizimit-por-nuk-di-emrin-e-koalicionit-kundershtar-9787" }