Balla flet pas mbledhjes: Blushin e pyetëm kush janë kriminelët brenda PS, nuk tregoi

Publikuar tek: politike, më 14:56 07-03-2016 Balla flet pas mbledhjes: Blushin e pyetëm kush janë kriminelët brenda PS, nuk tregoi

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla tha se në mbledhje u zhvilluan debate të nxehta por mohoi të ketë patur ofendime gjatë diskutimit për incidentin e ndodhur në Elbasan.

Balla citoi Gramoz Ruçin të ketë thënë se çështja e incidentit me deputetin Ben Blush ii takon më shumë për diskutim asamblesë së PS në Elbasan ndërsa në mbledhjen e sotme u diskutuan akuzat e Ben Blushit.

“Ashtu siç tha dhe Gramoz Ruçi, kjo është çështje e asamblesë së PS të Elbasanit. Ajo që mori më shumë vëmendje ishte shqetësimi nga disa deklarata të përditshme, për disa kriminelë në Grupin e PS , iu kërkua në mënyrë të përsëritur kush janë këta kriminelë, nuk pati, nuk tha asnjë emër madje u shpreh që në këtë grup nuk ka asnjë të tillë. E gjithë kjo sintoni mes Blushit dhe Shqupit është për tu ardhur keq. Më vjen keq për një koleg timin që ka një publik që nuk duan ta dëgjojnë, duhet të kuptojmë që nuk duhet t’i fyejmë sallat nga të cilat zgjidhemi dhe të mos shohim karrigen e rradhës të karrierës.

Ka thënë vazhdiminsht se ky grump parlamentr është i mbushur me kriminele por nuk tregoi se kush janë ata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erjon Braçen e shastis Ben Blushi. Deputeti shpjegon arsyen pse
Grafiku që Voltana Ademi i tregoi Ramës, Shkodra totalisht e injoruar nga kryeministri »