Balla i PËRGJIGJET Bashës: Ju ftoj të hiqni dorë...

Publikuar tek: politike, më 11:52 17-05-2018 Balla i PËRGJIGJET Bashës: Ju ftoj të hiqni dorë... Taulant Balla

Menjëherë pas fjalës së kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Ai i ka bërë thirrje opozitës të heqë dorë nga transmetimet live në Facebook dhe të miratojnë rezolutën e përbashkët për Bashkimin Europian.

“E ftoj opozitën të heqë dorë nga trasmetimet në Facebook të Lulit. Personi që mbante kamerën është i njëjti që fshiu serverat e 21 janarit”, u shpreh Balla.

Sipas tij këto janë çështje që i takojnë drejtësisë e cila do të hetojë sikurse edhe çështjet e tjera që lidhen me historinë 27-vjeçare të këtij vendi.

“Në emer të grupit parlamentar të PS, i bëj thirrje opozitës që seanca e rradhës të jetë një seance që të na bëjë të gjithë bashkë në miratim të rezolutës”, tha Balla gjatë fjalës së tij.

Sipas tij në asnjë rast, nuk ka një fakt që të thotë që PD po e ndihmon Shqipërine në rrugën e hapjes së negociatava me BE.

"Ata po bëjnë gjithçka munden për ti prishur punë Shqipërisë. Edhe kjo historia e regjistrimit ka të bëjë vetëm më prirjen për ti bërë dëm Shqiperisë”, u shpreh mes të tjerash Balla.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028480052947998
array(1) { ["section"]=> string(54) "balla-i-pergjigjet-bashes-ju-ftoj-te-hiqni-dore-121093" }