Balla: Incidenti në Elbasan inskenim i PD, Ardian Turku video dhe incidente se është në panik

Publikuar tek: politike, më 06:28 19-06-2015 Balla: Incidenti në Elbasan inskenim i PD, Ardian Turku video dhe incidente se është në panik Taulant Balla

Taulant Balla që drejton fushatën e Qazim Sejdinit në Elbasan ka deklaruar se incidenti I djeshëm në zyrën elektorale të PD ka qenë vetëm një zenkë dhe aspak kanosje më armë.

Deputeti Balla tha se ky është inskenim i Partisë Demokratike.

“Nuk ka patur asnjë sulm politik por vetëm një zenkë mes dy familjeve që u shit si incident elektoral. Basha dhe Turku po tentojnë të prishin klimën e qetë politike që ekziston në Elbasan. Turku po inskenon video dhe incidente pasi është në panik’’, tha Balla.

Dje rreth orër 13 u raportua për të shtëna në zyrën elektorale të PD në lagjen 5 maji në Elbasan. Atje shkoi Basha, Bode dhe kandidati i djathtë për Elbasanin Ardian Turku. Një aktiviste u dërgua në spital për traumë psikologjike pas ngjarjes. Basha sulmoi kandidatin e majtë duke thënë se ''bandat e Qazim Sejdinit po këcënojnë qytetarët për votën''.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja video që refuzoi Vangjush Dako, qytetari: Do shkoj të votoj në Durrës për 50 mijë lekë, jemi 80 veta
Nishani: Vota është pushteti juaj! »
Article Logic
Execution time: 0.017560005187988
array(1) { ["section"]=> string(97) "balla-incidenti-ne-elbasan-inskenim-i-pd-ardian-turku-video-dhe-incidente-se-eshte-ne-panik-13968" }