Balla ironizon me kolegët e PD: Fikët makinat luksoze, të “falura”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:06 26-01-2015 Balla ironizon me kolegët e PD: Fikët makinat luksoze, të “falura” Foto nga qendra e Tiranes, perballe kryeministrise, zyrtaret e PD fiken makinat

Taulant Balla ka hedhur një foto të protestës së demokratëve, pikërisht përpara kryeministrisë. Por merr në analizë personazhet dhe makinat e tyre.

“Shikoni këto pak makina të ndaluara para Kryeministrisë. Makina boje kafe është makina e Fatbardh Kadillit, i cili qëndron në këmbë pranë saj. Po kështu makina tjetër, ish-makina e Parlamentit në pronësi të ish-deputetit Pal Dajçi (në foto). Kjo makinë është privatizuar nga Jozefina Topalli në interes të Pal Dajçit për shumën qesharake 800.000 lekë. Makina tjetër luksoze Benz Mercedez është makina e Ndriçim Babasit (në foto). Dy makinat e tjera janë të Luçiano Boçit dhe Genc Pollos. Më tej ish-nëndrejtori i rrugëve Lefter Kostenja dhe fillojnë me radhë të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë. Këta janë qytetarët që nuk bënë asgjë kur çmimi ishte 2000 lekë, por po ankohen tani pse çmimi është 1550 lekë” shkruan Balla në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017453908920288
array(1) { ["section"]=> string(67) "balla-ironizon-me-koleget-e-pd-fiket-makinat-luksoze-te-falura-1508" }