Balla: Kandidatët e PS në Krujë dhe Kamëz do padisin deputetët e PD për shpifje

Publikuar tek: politike, më 13:25 14-04-2015 Balla: Kandidatët e PS në Krujë dhe Kamëz do padisin deputetët e PD për shpifje Taulant Balla, deputet i PS

Pas deklaratës së Oerd Bylykbashit i cili akuzoi qeverinë Rama-Meta se është kundër dekriminalizimit dhe se ka vendosur si kandidatë në zgjedhjet vendore njerëz të inkriminuar, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PS, që nëpërmjet deputetit të saj Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se kandidatët e PS në Krujë e Kamëz do të padisin deputetët e PD për shifje.

“Sot dua të ndaj me ju një fakt që tregon sa qesharakë e të pabesueshëm janë këta të PD. Në orën 15:00 ishte planifikuar të mblidhej Komisioni i Punës thirrur nga kryetari i saj zoti Bylykbashi por rreth orës 10:08 erdhi një njoftim nga Bylykbashi (lexon njoftimin për shtyrjen e mbledhjes) dhe pasi ramë dakort që mbledhja të shtyhej nesër a pasnesër, kur të mundej Bylykbashi, ai del në konferencë dhe sulmon kryeministrin e kreun e Kuvendit  për shtyrje mbledhje. Se ç’ka dashur të bëjë  një zot e di por Bylykbashi të mos bëjë lojëra të tilla”, iu përgjigj kështu Balla akuzave për shtyrje të mbledhjes së Komisionit.

‘Thotë që instucionet e Parlamentit po vonojnë Komisionin e posacëm për asistencën në dekriminalizim. Unë t’ju them të drejtën iu kisha njoftuar se zoti Bylkbashi do thoshte këtë që tha sot. I drejtohej Komisionit  të Venecias sikur të qe administratë e Kuvendit nëpërmjet dy paragrafeve në letër, ndërkohë që ne që e kemi seriozisht këtë punë kemi përgatitur një shkresë zyrtare krahasuar me këtë letrën e përgatitur nga Bylykbashi dhe sot në orën 3 do e ndajmë këtë letër me të gjithë”, vijoi Balla në deklaratën e tij duke akuzuar për mungesë serioziteti nga ana PD sa i takon letrës dërguar Komisionit të Venecias.

Balla përmbylli deklaratën e tij duke mohuar akuzat se kandidatët e PS në Krujë e Kamëz janë të inkriminuar dhe shtoi se ata do të padisin për shpifje deputetët e PD, pasi sipas Ballës, ministria italiane i ka nxjerrë si të pavërteta akuzat e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tropojë/ Shkëputet nga PD-ja Agron Demushi, do kandidojë si i pavarur
Pas refuzimit për pjesëmarrjen në paradën e Moskës, përfaqësitë e miqësisë Shqipëri-Rusi takohen »
Article Logic
Execution time: 0.023900985717773
array(1) { ["section"]=> string(83) "balla-kandidatet-e-ps-ne-kruje-dhe-kamez-do-padisin-deputetet-e-pd-per-shpifje-8690" }