Balla lexon dokumentin: Ristani i dënuar me 5 muaj burg. Deputeti: Ishte akuzë e padrejtë

Publikuar tek: politike, më 14:25 02-04-2015 Balla lexon dokumentin: Ristani i dënuar me 5 muaj burg. Deputeti: Ishte akuzë e padrejtë

Deputeti i PS-së Taulant Balla ka lexuar në foltoren e Kuvendit një vendim të Gjykatës më 18/11/1994, e cila sipas tij vërteton dënimin për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Arben Ristanin.

Balla duke cituar dokumentin tha se: “Gjykata mori vendimin, për shpalljen deklarim fajtor të Arben Ristanit duke e dënuar me 5 muaj heqje lirie.”

Kjo deklaratë e Ballës ka nxitur reagimin e Ristanit, i cili duke konfirmuar vërtetësinë e atij dokumenti tha se: “21 vite më parë ka patur një akuzë të padrejtë ndaj meje, megjithatë ajo përfundoi siç përfundojnë të gjitha padrejtësitë.”

 


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani iu është përgjigjur akuzave të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në seancën e Kuvendit, duke shtruar në formë ironie disa pyetje në drejtim të mazhorancës.

Ristani i ka kujatuar Tahirit dhe kryeministrit Edi Rama, akuzat e bëra nga eksponentë të LSI-së të cilët e akuzonin kreun e PS-së se përdorte lëndë narkotike. “Kush i tha Edi Ramës që mbush hundët e me kokainë?”- pyeti deputeti demokarat nga salla e Kuvendit.

Më pas Ristani ka deklaruar se: “Unë nuk kam asnjë defekt në rekordet e mia të punës”.

“Kush i tha Edi Ramës që je fundërrinë e pashembullt e shoqërisë shqiptare? Kush e akuzoi babain e Tahirit për trafik droge? Kush i pushoi policët që e kapën? Kush e kriminalizoi parlamentin për trafik droge?”, ka shtuar më tej Ristani. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FRD, Topi: Pranojmë ftesën e Ramës për koalicion
Rama-Topallit: Ty nuk meriton te falësh zotin, se ti e di se çfarë bën »
Article Logic
Execution time: 0.050579071044922
array(1) { ["section"]=> string(91) "balla-lexon-dokumentin-ristani-i-denuar-me-5-muaj-burg-deputeti-ishte-akuze-e-padrejte-7643" }