Balla: Luli të japë llogari për vjedhjen e Rrugës së Kombit, shitjen e detit dhe vrasjen e protestuesve

Publikuar tek: politike, më 13:26 20-10-2015 Balla: Luli të japë llogari për vjedhjen e Rrugës së Kombit, shitjen e detit dhe vrasjen e protestuesve

Konferenca e sotme për 1 vjetorin e aksionit të OSHEE për energjinë elektrike ka sjellë një zinxhir replikash dhe akuzash politike. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të aferës CEZ, deputeti Taulant Balla reagoi pak minuta më pas.

Balla tha se Lulzim Basha duhe të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e 230 milionë euro nga ndërtimi i rrugës së Kombit, shitjen e detit dhe vrasjen e protestuesve në 21 janar.

“Basha të japë llogari për lejet e ndërtimit korruptive që ka dhënë. Luli është ai që i shiti detin Greqisë. Luli është ai që bashkë me Saliun bënë kontratën me CEZ dhe pasi e zhvatën mirë e mirë e ndoqën me dhunë dhe me polici nga Shqipëria.

Luli të japë llogari për shitjen e detit, për vjedhjen e rrugës së kombit, vrasjen e protestuesve dhe zullumet në bashki”, tha deputeti i PS-së , Taulant Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afera CEZ, Basha: Ja me kë i ndau Rama 600 milionë eurot e mega-vjedhjes më të madhe në histori
Shefi i kabinetit të ministrit Bushati me pasaportë greke, i vjen thirrja për ushtar në Greqi »
Article Logic
Execution time: 0.024806022644043
array(1) { ["section"]=> string(107) "balla-luli-te-jape-llogari-per-vjedhjen-e-rruges-se-kombit-shitjen-e-detit-dhe-vrasjen-e-protestuesve-23558" }