Balla mbron bashkëshorten e Veliajt: Po i bëni pis dinjitetin, pas 21 qershorit do keni Argitën kryetare

Publikuar tek: politike, më 11:20 04-06-2015 Balla mbron bashkëshorten e Veliajt: Po i bëni pis dinjitetin, pas 21 qershorit do keni Argitën kryetare Taulant Balla

Taulant Balla ka mbrojtur që nga foltorja e Kuvendit Ajola Xoxën, bashkëshorten e kandidatit të majtë për Tiranën, Erion Veliajt. Pas sulmeve nga deputetët Patozi, Bregu dhe Paloka, Balla ka thënë se Xoxa është një zonjë, që ka qenë një punonjëse e thjeshtë në zyrën e avokatisë që ka regjistruar kompaninë e Amiran Dzanashvilin.

Ai ka sulmuar vajzën e Sali Berishës, Argitën, duke thënë se të gjithë biznesmenët që donin të vinin në Shqipëri, kalonin nga ajo për të paguar 3%. Po kështu deputeti socialist ka sulmuar Lulzim Bashën dhe bashkëshorten për shtesën e katit të 13.

“Në emër të 1 milionë shqiptarëve, që para pak u konsideruan qelbësira pse janë bashkuar të rrëzojnë Berishën, do i kërkoja Kuvendit të zbatohej etika, nuk janë aspak qelbësira, po janë njerëz të ndershëm të këtij vendi. Mbajeni veten, mos i quani shqiptarët qelbësira. Shqiptarët janë të gjithë të bashkyar sot, për t’i dhënë goditjen tjetër Sali Berishës. Pse e mbani fshehur. Pse u ka kërkuar kompania amerikane ta mbani fshehur në fushatë Saliun?

Ju niseni nga modeli juaj dhe duke u nisur nga juaji, ju kërkoni të ndërtoni modelin tuaj. Çdo biznesmen që vinte në Shqipëri duhet të kalonte nga Zzyra e Argitës, ku duhet të paguante 3%.

Sa për rastin në fjalë, zonja në fjalë që doni t’i bëni pis dinjitetin, ka qenë punonjëse si juriste e një zyre avokatie dhe nuk ka asnjë përgjegjësi një punonjës se është bërë regjistrimi në QKR të një kompanie.

Prisni se pas 21 qershorit Argitën do I’u sjellë kryetare. Shikoni lejën me zonjën Aurela Isufi dhe Lulzim Bashën, miratohet shtesë kati. Se ky Luli e ka dupleksin, ka katin e 11, të 12, tani I ka dhënë leje vetes për kat të 13. Ore gjeni një qytetar në Tiranë që ka shtuar katin e 13-të?””, tha Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batuta e Halim Kosovës për Mamicën
Gjinushi sqaron “divorcin" me Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.030256032943726
array(1) { ["section"]=> string(108) "balla-mbron-bashkeshorten-e-veliajt-po-i-beni-pis-dinjitetin-pas-21-qershorit-do-keni-argiten-kryetare-12662" }