Balla: Më vjen keq që Blushi fyen kolegë si unë

Publikuar tek: politike, më 11:15 23-04-2016 Balla: Më vjen keq që Blushi fyen kolegë si unë

Deputeti i partisë socialiste Taulant Balla gjatë komunikimit me gazetarët u shpreh se i vinte keq që Blushi fyente kolegë si ai dhe ndërkohë  ka komentuar faktin që Dade u tërhoq pasi tha se binte ndesh me parimet e saj, ai e ka interpretuar këtë duke thënë se ajo u largua për t'i lënë vend gjeneratës tjetër. 

“Gjeneratat ndryshojnë prandaj jemi shqiptarët e gjeneratës tjerër, se e ndryshuam këtë parti. 

Ne kemi në kryesi edhe themeluesit edhe ata që kanë ardhur më pas, PS është moderne , më vjen keq që është ndonjëri që çohet vonë nuk kap orarin dhe flet për statutin dhe analistët e kanë pjesë të tyre, kanë qenë ministra dhe s’kanë kuptuar çdo të thotë statut.

Axhedën e drejton kryetari i partisë i cili zgjedh kryesinë e komisionit të ri të qendror, ajo që është e rendësishme është se procesi po shkon shumë mirë.

Më vjen keq që Blushi u mundua të fyente kolegë si unë për shembull. Mendoj që ajo që kam thënë shpesh se Blushi ngjan me Saliun. Kngresi e dha një mesash lart. Kongresi ishte proces i rëndësishëm, është pjesë themelore dhe dha për demokracinë shqiptare. Ke plot kritikë që dinë të bëjnë kritikë jo si Saliu.  

Dade tha se ishte e pakënaqur, po shkojnë punët vaj?

Pyetjet tuaja janë në ndërveprim dhe i japin përgjigje pyetjes. Dade për çështje të rëndësishme, ngre probleme  dhe jep mesazhe të mira në PS.

Sa hërë bëhet fjalë për lista dhe pozicione mediat bëjnë atë që s'është për tu bërë. Nuk ka kandidaturë tjetër në PS që zëvendëson Ruçin. Është modeli më i mirë i sekretarit të përgjithshëm.

Fati keq i Blushit është se flet si Saliu po e them edhe një herë.

Do e dëmtonte PS kandidatura e Blushit?

Nuk kam koment për këtë. PS është vend ku ka vend kritika, zgjedhjet ndryshe etj. Unë mendoj se çdokush që ka marë një njësi përfaqësimi në PS, duhet ta respektojë deri në fund” ka thënë Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi-Ramës: Ke marrë gjithë vartësit e tu nëpër pishina, hamalle dhe palma dhe i ke kthyer në Kryesi. Lavatriçe mediokriteti!
Rama s’duron dot më dhe shpërndan fotot ku nëpër stadiume janë ndërtuar kulla:Qentë le të lehin, karvani shkon përpara »
Article Logic
Execution time: 0.024401903152466
array(1) { ["section"]=> string(52) "balla-me-vjen-keq-qe-blushi-fyen-kolege-si-une-38459" }