Balla në Romë, zhvillon takim me emigrantët shqiptarë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 11-06-2018 Balla në Romë, zhvillon takim me emigrantët shqiptarë

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ditën e sotme ishte në Romë, ku zhvilloi një takim, me shqiptarët që jetojnë dhe punojn ënë shtetin fqinj.

 

Balla shoqërohej nga deputeti Jurgis Çyrbja, Sekretari i PS-së për Diasporën Stefan Çipa, si dhe drejtues të PS-së në Itali.

“Ne, Partia Socialiste, jemi të vendosur, pavarësisht hezitimit të partisë kryesore në opozitë, për t’ju garantuar një ndër të drejtat tuaja themelore, atë të votimit dhe vendim-marrjes në politikat e vendit.”- thekson Balla.

Postimi i plotë:  

Kontributet e emigrantëve janë të pazëvendësueshme për sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe fakti se sot, përafërsisht një në tre-katër shqiptarë jeton jashtë, na detyron të jemi fuqimisht të angazhuar për t’i kushtuar vëmendjen e duhur komuniteteve shqiptare kudo ku janë për të patur ndikim në jetën politike të Shqipërisë sonë. 

Ne, Partia Socialiste, jemi të vendosur, pavarësisht hezitimit të partisë kryesore në opozitë, për t’ju garantuar një ndër të drejtat tuaja themelore, atë të votimit dhe vendim-marrjes në politikat e vendit. 

Natyrisht që garantimi i së drejtës së votës për ju shqiptarët që jetoni jashtë Shqipërisë paraqet një sërë vështirësish dhe sfidash, por që nuk janë kurrsesi të pakapërcyeshme dhe që zbehen përballë argumenteve në favor të garantimit të votës tuaj”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01954197883606
array(1) { ["section"]=> string(59) "balla-ne-rome-zhvillon-takim-me-emigrantet-shqiptare-123931" }