Balla nga Gramshi: Rama do jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021

Publikuar tek: politike, më 16:56 12-06-2019 Balla nga Gramshi: Rama do jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka deklaruar sot në një takim me banorë të lagjes Holtë në Gramsh se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 Qershor dhe nuk mund t’i ndalë as Luli e Berisha dhe as Monika e Meta.

Sipas Ballës, Rama gëzon mbështetjen më të madhe të të gjithë shqiptarëve dhe do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Më tej Balla u shpreh se Grupi Parlamentar i PS do të vijojë me procedurat për shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

‘Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe të të gjithë shqiptarëve dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu. Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë. Por të jeni të sigurtë se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017. Por, përpara se të shkojmë aty ne duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, demokratik, me standarde në 30 Qershor. Ndaj kërkohet që të gjithë shqiptarët ta mbrojnë 30 Qershorin si një ditë ku duhet të fitojë e drejta e për të votuar. Nuk mund t’ja heqë të drejtën për të votuar shqiptarëve as Saliu me Lulin dhe as Iliri me Monikën. Përpjekja e presidentit është antikushtetuese, është një akt politik aspak juridik dhe ne do t’i japim përgjigjen e merituar kujtdo shkelësi. Grupi Parlamentar i PS do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta’, tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021934032440186
array(1) { ["section"]=> string(78) "balla-nga-gramshi-rama-do-jete-kryeminister-edhe-pas-zgjedhjeve-te-2021-167970" }