Balla: Nuk i kërkojmë dot shenjat e gishtërinjve Kosovës, çfarë nuk ka prekur me to

Publikuar tek: politike, më 17:55 30-04-2015 Balla: Nuk i kërkojmë dot shenjat e gishtërinjve Kosovës, çfarë nuk ka prekur me to

Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka vazhduar me përdorimin e një gjuhe jo normale për institucionin e Kuvendit të Shqipërisë, kur kësaj here në objektivin e tij ka qenë profesioni i kandidatit demokrat për Tiranën, Halim Kosovës.

Gjatë kohës që po debatonte me Oerd Bylykbashin për draftin e dekriminalizimit, Balla është shprehur se është qesharake tu kërkosh kandidatëve shenjat e gishtërinjve. Duke marrë si shembull Halim Kosovën dhe profesionin e tij si gjinekolog, deputeti socialist u shpreh se nuk mund t’i kërkohen shenjat e gishtërinjve Kosovës, pasi ai çfarë nuk ka prekur me to.

“Unë nuk mund t’i kërkojë shenjat e gishtërinjve Halim Kosovës, pavarësisht profesionit të nderuar, ai çfarë nuk ka prekur me to. Çdo kandidat i ka dhënë shenjat e gishtërinjve te kompania e pasaportave”, është shprehur Balla.

Balla dhe Bylykbashi kanë debatuar për draftin e propozuar nga PS-së në lidhje me procesin e dekriminalizimit, të cilin deputeti i PD-së e ka konsideruar një farsë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj lë ministrinë: Stafi im, si "Formula Uno"
Ylli Shehu i PR kalon tek LSI, Mediu: Shkoi në vendin ku mblidhen mizat »
Article Logic
Execution time: 0.015702962875366
array(1) { ["section"]=> string(87) "balla-nuk-i-kerkojme-dot-shenjat-e-gishterinjve-kosoves-cfare-nuk-ka-prekur-me-to-10101" }