Balla përplaset me Berishën e Topallin. Po të ishe babai im s’të lija të dilje nga shtëpia. Topalli: Vish taka. Deputeti: Çove dhëndrrin t’i bënte shoqëri vajzës

Publikuar tek: politike, më 14:37 29-10-2015 Balla përplaset me Berishën e Topallin. Po të ishe babai im s’të lija të dilje nga shtëpia. Topalli: Vish taka. Deputeti: Çove dhëndrrin t’i bënte shoqëri vajzës

Përplasen në Kuvend Balla, Topalli e Berisha. Deputeti i PS nuk ka kursyer asgjë për ish kryeministrin Berisha nga foltorja e Kuvendit. Balla i kujtoi Berishës se ka blerë një makinë për vete 700 mijë euro ndërsa bëri edhe një deklaratë “bombastike” për Top Channel kur tha se është pengu i Berishës, televizioni më i mirë në Shqipëri dhe aspak i së majtës.

Balla-Berishës:Po të ishe ti babai im një nuk do të lija të dilje nga shtëpie për budalliqet që thua. Nuk kam fyerje kam argumente. Fole për jaguaret. 700 mijë euro bleve ti Sali një makinë për vete.

Balla-Topallit: Shikoni këtë pajisjen këtu dhe të gjitha këto pajisjet këtu. Sa e ka blerë ajo zonja makinën e Kuvendit (i referohet Topallit e cila bëhet gati të ikë). Po ikën ëë?

Kuvendi përmes një tenderi ndërkombëtar ka hapur një tender për blerjen e këtyre pajiësjeve elktronike që sot nuk punojnë në zyrën e zonjës. Se kemi marrë një kompani nga Napoli se na e ka lënë kjo manushaqja. Thuaji shqiptarëve sa e ke blerë benzin e Kuvendit.

Balla-Berishës: Peng e ke gjithë jetën Top Channelin. Top Channel është televizioni më i mirë në këtë vend. Askush nuk thotë se Top Channel është i së majtës, ai është televizioni i qytetarëve.

Kur unë të thoja yt bir kontrollon pika bastesh ti shpërtheje. Unë kam moshën e fëmijëve të tu dhe di se cdo të thotë t’i dalë një babai fëmijët nga duart. Ti s’je gjë tjetër veçse një UDB-ist i thekur.

Topalli- Ballës: Për të sqaruar opinionin publik, se unë nuk i përgjigjem burrave nën 150 centimetra. Makina që flet ky zotëria nuk është e imja. Ajo është 0022 është makinë që më është dhënë nga Parlamenti dhe për pak muaj nga statusi si ish kryetare parlamenti. Vish taka e pastaj më fol!

Balla: Ti Xhozefinë do mbahesh mend si e vetmja zyrtare në këtë vend që për të shoqëruar vajzën në shkollë i cove dhëndrin me shërbim diplomatik po ai ishte vetëm këngëtar dhe e çuat këngëtarin t'i bënte shoqëri vajzës si funksionar diplomatik. Turp më të madh nuk ka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduart Ndocaj: Dita e parë në Parlament interesante, si në ditën e parë të shkollës
Përgjohet biseda sekrete e Ramës, Premçit dhe Brahos në e-mail, Berisha zbardh dokumentat »
Article Logic
Execution time: 0.046172142028809
array(1) { ["section"]=> string(162) "balla-perplaset-me-berishen-e-topallin-po-te-ishe-babai-im-s-te-lija-te-dilje-nga-shtepia-topalli-vish-taka-deputeti-cove-dhendrrin-t-i-bente-shoqeri-vajzes-24243" }