Balla sulmon Bashën: Të rihapen hetimet për shpërdorim detyre. PD: Je zëdhënës i shpifjeve

Publikuar tek: politike, më 15:08 30-03-2015 Balla sulmon Bashën: Të rihapen hetimet për shpërdorim detyre. PD: Je zëdhënës i shpifjeve Vendimi i gjykatës publikuar nga Balla për Bashën

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deputetit të PS Taulant Balla duke e quajtur atë zëdhënës të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht si shpifës.

“Reagime të tilla janë në fakt përpëlitje të krerëve të mazhorancës që gjenden në ethet që u shkakton dekriminalizimi, se pse janë Edi Rama dhe Ilir Meta autorët krijues të inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit”, shkruhet në deklaratën e PD për sulmin e Ballës. Edi Rama nuk mund ta ndalojë dekriminalizimin që e duan kaq shumë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe aleatët ndërkombëtarë. Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe Gjykatës paraditen e sotme që të rihapet hetimi ndaj Lulzim Bashës për krimin e shpërdorimit të detyrës.

Balla sulmon ashpër Bashën. Deputeti i PS-së Taulant Balla deklaron se gjykata duhet të marrë një vendim për shpërdorimet në detyrë që ka kryer Lulzim Basha. Madje Balla kërkon edhe hapjen e hetimeve.

Me një dokument postuar sot në ‘’Facebook’’ ku paraqet një vendim gjykatë për Bashën, Balla kërkon nga Prokurori i Përgjithshëm rihapjen e hetimeve. Ai shprehet që në vijim do të sjellë fakte të reja që mbështesin rihapjen e hetimit kryebashkiakut të Tiranës.

“Lulzim Basha nuk është gjykuar akoma për krimet e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarresve në tendera apo ankande publike, të kryera në bashkëpunim, që parashikohen, përkatësisht, në nenet 248 dhe 258 të Kodit penal, në lidhje me nein 25 të tij”, thotë Balla në deklaratën e tij.

“Basha i ka shpëtuar gjykimit në këtë vendim që po publikoj sot lidhur me deklarimin e pavlefshëm të akteve proceduriale: Fletë-thirrje e datës 24.11.2008 me nr. 1048/74 Prot. si dhe Akt-Njoftimin e Akuzës të datës 27.11.2008, me nr. 1048 Prot. të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë me prokuror Arben Kraja.”, shprehet Balla. Sipas tij gjykata nuk është shprehur ende për krimin e shpërdorimit të detyrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Rritja e cilësisë së produkteve ushqimore, rrugë drejt BE-së
PDIU, Idrizi: Do të dalim me 61 kandidatë të përbashkët, mbështetje për reformat »
Article Logic
Execution time: 0.11903381347656
array(1) { ["section"]=> string(92) "balla-sulmon-bashen-te-rihapen-hetimet-per-shperdorim-detyre-pd-je-zedhenes-i-shpifjeve-7350" }